Mblidhet Kryesia e socialistëve, Rama pritet të lëshojë disa ministra për të mbrojtur veten

Hënë, 24 December 2018 09:33

Partia Socialiste pritet ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e saj, ku në diskutim do të jenë dhe performance e ministrave dhe bilanci i qeverisë.

Edhe pse jemi në prag të pushimeve, socialistët duket se e kanë pasur me ngut mbledhjen e strukturave, pasi në datën 28 Dhjetor do të thërrasin dhe Asamblenë e tyre Kombëtare.

Ajo që është hedhur në media, është ideja e disa ndryshimeve qeveritare, për të shuar sadopak tensionet e krijuara pas protestës së studentëve dhe gjendjes së përgjithshme social-ekonomike.

Ndryshime në qeveri janë paralajmëruar edhe gjatë muajit shtator, gje e cila më pas nuk ndodhi. Duke qenë se 2019-ta do të jetë një vit elektroral dhe mes mandate qeverisës, Rama ndoshta ka menduar që të freskojë sadopak kabinetin e tij.

Lidhur me ndryshimin e mundshëm të ministrave ka pasur dje një reagim dhe Ylli Manjani.

“Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re….

Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave”, shkruan Manjani.

Sipas tij, ministrat në kabinetin Rama janë thjesht zëdhënësja politikë dhe kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon kryeministri.

Modifikuar më Hënë, 24 December 2018 11:21
Login to post comments