Rama në ditën që bën dhelprën e “ngordhur”

Hënë, 24 December 2018 18:42

Që Edi Rama është në pikën e hallit këtë tashmë e dinë të gjithë. Gjendjen e rënduar ai e reflekton vet në çdo dalje në publik para mediave ose jo. Përmes propagandës së blerë, kreu i organizatës “Rilindje” me detyrën kryeministër po kërkon të tregojë se është i pashqetësuar. E vërteta është krejt tjetër dhe duket se i gjendur ngushtë me protestën e studentëve tashmë po kërkon shpëtim duke bërë dhelprën e “ngordhur”. Kuptohet që Rama kur nuk bën dot “të fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimës që të ngjallë mëshirën e të tjerëve. Për hir të karriges është gati të përdorë dhe familjen, mjaft që të vazhdojë të jetë në karrigen kryeministrore me votat e vjedhura dhe të sponsorizuara nga krimi.

I bombarduar nga të gjitha drejtimet, protestat që vijnë nga grupet e interesit siç janë; studentët, minatorët, banorët e Unazës së Re, Bregut të Lumit, apo dhe të qyteteve të tjera në Kavajë, Lezhë, Shkodër, Elbasan etj, të cilët kërkojnë përmes protestave uljen e çmimit të naftës, si dhe denoncimet e rënda të opozitës për tenderët skandalozë të qeverisë, Edi Rama kujton se do të ia hedh shqiptarëve.
Rasti i studentëve të cilët ia plasën në sy, në auditorët e tyre ku iu shkoi vjedhurazi, ishte tregues i qartë se Rama ka rënë. Ata i kanë dhënë ultimatumin e qartë dhe presin zgjidhjen e kërkesave të tyre në mënyrë të menjëhershme. Studentët i bënë të qartë Ramës të mos bëj dhelprën e ngordhur, të mos iu hyjë fshehurazi në auditore duke përdorur pedagogët, të mos bëj vej “vajtimoren”,  pasi e vetmja gjë që e mban në atë karrige është plotësimi i kërkesave të tyre. Pritet që në janar të ketë një kthim të fuqishëm të protestave të studentëve që do të sjellin kryeministrin me arrogant dhe më të paaftë dhe të lidhur në krimin në historinë e Shqipërisë duke qenë se nuk po e vë ujin në zjarr për kërkesat e tyre.
Të vendosur ndodhen dhe banorët e shtresave (banorët e Unazës së Re), të tjera të shoqërisë, tashmë të frymëzuar dhe nga protesta studentore (pasi protestat i kishin nisur me herët), po protestojnë çdo ditë dhe nuk do ta lënë Ramën dhe anëtarët e tjerë të organizatës Rilindje për të bërë çfarë duan dhe pastruar paratë me krimin duke i nxjerrë ata në rrugë të madhe! Rama po tenton se iu shes faktin, sikur është pishman dhe mezi pret të kalojë këtë çast të vështirë dhe ti kthehet menjëherë banditizmit të vjedhjeve në të gjitha fushat siç ka bërë nga vitit 2013, ku tashmë ekonomia shqiptare është totalisht e rrënuar!.

Modifikuar më Hënë, 24 December 2018 22:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...