Manjani: Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, Rama nuk tolerohet më

Tuesday, 25 December 2018 15:02

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër në një status në rrjetin social Facebook, ndaj kryeministrit Rama. Edhe në ditën e Krishtlindjes, Manjani i përmend gabimet kryeministrit, ku i cilëson si bëma gabimet e bëra njëra pas tjetrës.

Ish-ministri i përmend edhe arsimin, ku sipas tij mirë që nuk e ka bërë cilësor, por e ka shtrenjtuar sa më s’ka.

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Kemi gabuar- tha Edi Rama.

A mund të quhen “gabime” bëmat e tyre?!

Burimet natyrore NAFTE e GAZ i dha me koncension firmave Azere, të njohura për mashtrim ndërkombëtar dhe për pastrim parash korrupsioni. Fakt që e denoncojnë gazetarë, media e agjensi të huaja.

Infrastrukturën gjithashtu me PPP dhe Koncension, me faturë të kripur për të gjithë ne dhe fëmijët tanë. Në shëndetësi paratë ja dha privatit kurse sëmundjet ja la shtetit. Spitalet publike rropaten me sëmundjet e njerëzve, ndërkohë check up rrujti të gjithë financimin e këtij sektori, pa ofruar asnjë lloj cilësie.

Arsimin jo vetëm nuk e bëri cilësor, por e shtrenjtoi sa më ska.

Ekonomia është mbyllur si asnjëherë tjetër më parë në pak, shumë pak duar (jo për faj të duarve). Njerëzit duhet të paguajnë më shumë se më parë për të marrë shërbime dhe për të blerë në treg. Ky i fundit nuk ka më konkurrencë të lirë, por është mbytur nga pozita monopol.

Njerëzit kanë sot gjithnjë e më pak para në xhep.

Bankat e huaja ikën thuajse të gjitha. Kredia e bisnesit thuajse nuk ekziston. Mbijetesa e tyre sigurohet vetëm nga kreditë konsumatore ose shërbime bankare të tjera.

Kompani pa identitet, pra Off shore, janë prezent në të gjitha sektorët ku ka para për të pastruar dhe transferuar në llogari të mbrojtura jashtë Shqipërisë.

Të gjitha këto e të tjera si këto, nuk tregojnë për “Gabime”, por për veprime të qëllimshme dhe me faj të rënde ndaj Shqipërisë e Shqiptarëve.

Ministrat që përflasin sot mediat (me indicie nga Rama) janë dëshimtarë të këtyre veprimeve me faj, por jo fajtorët e vetëm.

Ata zbatuan me përpikmëri planin e hartuar nga shefi i tyre.

Ndaj autokritikën e tipit komunist me “gabime” dhe “shuplaka”, nuk mund të hahet as me vaj e as me uthull.

Është e ndyrë! E çpifur fare!

Kjo qeveri ka rënë në çdo aspekt, jo thjesht prej ministrave kukulla, por prej modelit më të keq qeverisës që instaloi Edi Rama dhe Rilindja e tij.

Nuk mund ta kalojë këtë situatë krize, nga më të rëndat, as me grupe të brendshme armiqsore e as me autokritika komuniste.

Duhet të marrë pëgjegjësinë që i takon, që në fakt është e gjitha për e mbi Të.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...