Vasili: Ti bësh avokatinë kësaj qeverie, si të besosh që kufoma do të vijë në jetë

Tuesday, 25 December 2018 16:54

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar edhe njëherë keqqeverisjen e vendit nga Rilindja.

Në statusin e tij në Facebook, Vasili shkruan se ti bësh avokati kësaj qeverie, është si të besosh që një kufomë do të rikthehet sërish në jetë.

Ja postimi i Vasilit:

Avokatia asgje e nje qeverisje hiçgje!!

Kriza e qeverisjes eshte pa kthim.

Pa prioritete,pa vepra,pa asnje ideologji, me zhberjen e cdo premtimi elektoral dhe cdo angazhimi ne programet e saj te qeverisjes,e asfiksuar nga korrupsioni dhe parate e pista,qeverisja ka arritur me shume shpejtesi ne stacionin e fundit.

Pa asnje identitet sektorial te qeverisjes,me nje varferi te mjere te personaliteteve,me mungesen uleritese te profesionalizmit,me shitjen thjesht te imazheve pa asnje permbajtje,recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot eshte ne fundin e saj pa kthim.

E bazuar mbi negativizmin,logjiken e denimeve, qe mbjellin frike,rrenuese e optimizmit,mosmarrese e pergjegjesive dhe justifikuese bajate e deshtimeve,e paafte te drejtoje dhe e dorezuar tek PPP korruptive, qeverisja sot eshte shnderruar ne problemin madhor te frenimit te ekonomise se vendit dhe shkaktarja e vetme e nje varferie eksplozive, qe thellohet rrezikshem drejt nje konflikti violent social.

Avokatia e disave per kete qeverisje eshte e njejte me ate te shpreses se nje kufome qe ka dhene shpirt do te ngjallet serish.

Akoma me vulgare eshte avokatia e medemek ndryshimeve mbarepopullore qe kryeministri me antipopullor po dashka qe te beje.

Keto ndryshime ne qeveri jane njelloj si t'i ndryshosh kufomen kostumin duke harruar qe ajo serish kufome mbetet.

Avokatia e kufomave eshte njelloj e vdekur si ato.

Avokatia e agonise se nje qeverisje te marre fund eshte sherbimi me i keq qe mund t'i behej asaj,sepse e ben edhe ate qesharake sa me s'behet edhe avokatet e saj kufoma njelloj si ajo.

Modifikuar më Tuesday, 25 December 2018 17:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...