Robert Budina: Rama s’pyet për askënd, koha e duhur për një sistem të ri

Diel, 30 December 2018 13:43

Aktori dhe regjizori i njohur Robert Budina, një nga protestuesit e përhershëm në mbrojtje të Teatrit gjatë fjalës së tij përpara protestuesve që ndodhen përpara kryeministrisë u shpreh s pas 10 muajsh që kur ka nisur protesta e Teatrit aktorët treguan se nuk kanë frikë.

“Ndodhi që Teatri të shërbente si një pikënisje për të frenuar qeverinë të marrë vendime pa pyetur askënd,” – tha Budina.

Ai u tha protestuesve të tjerë se askush nuk duhet të ketë frikë, nëse ata besojnë në veten e tyre.

“Askush nuk ka pse të ketë frikë dhe nëse besoni në veten tuaj, të jeni të bindur se të gjithë do të kenë respekt për ju. Shqipëria do të marrë drejtim tjetër kur ju t’a çoni deri në fund këtë kauzë. Falenderoj studentët, ata janë janë shumë më të ditur dhe të zgjuar se studentët e 1990-ës, dhe vetëm këta mund të bëjnë një Shqipëri ndryshe,” – tha Budina gjatë fjalës së tij.

Ai gjithashtu falenderoi edhe emigrantët që sipas tij bashkuan shqiptarët sepse ata nuk ka politikë që t’i përlyejë.

Budina u shpreh se protestuesit janë kundër kësaj politike që po e çon vendin në drejtim të paditur sipas tij.

“Është momenti i duhur për të bërë gjënë e duhur, duhet të ndërtojmë një Shqipëri ndryshe. Ne e përcollëm qytetarinë tonë, tashmë është koha që ne të bashkohemi dhe t’a krijojmë atë sistemin e ri”.

Modifikuar më Diel, 30 December 2018 19:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...