Edhe përzgjedhja e ministrave ka brenda intrigën e Ramës?!

Diel, 30 December 2018 14:44

Nga Enver Bytyçi

Pse Rama i përzgjodhi këta për në kabinet? Le t’i marrim me emra:

1. Erion Braçe njihet si trazavaç. Rama kuptoi se trazavaçi bënte cubin edhe me ndonjë ministër të mëparshëm për një copë fli në tepsi. Por nuk i dha asnjë copë. I dha detyrën e zevendëskryeministrit, me qëllim që të mos kish as të drejtë firme, as të drejtë vendimmarrjeje e as të drejtë vote. Të kishte thjesht të drejtën e fjalës. Sic e kam unë e shumëkush tjetër. Si zv. kryeministër Braçe do të bëjë më pak fjalë, se po të pështyjë lart ajo do t’i bjerë në sy, po të pështyjë poshtë do të lagë gjoksin e tij.

2. Ministri i jashtëm u mor nga sorosistët e Kosovës. Ditmiri nuk u bë njësh me Ramën për ta ndarë Kosovën, edhe pse ishte i besuari I tij. I duhej i besuari i Aleksit. E gjeti te i birësuari i Baton Haxhiut. Kur ta pyesin për këtë rast, Rama do të thotë se “Unë jam i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë që kam emruar ministër të Jashtëm një kosovar”! Do mburret pra! Por në fakt nuk e ka emruar për këtë shkak! Ai deshi një ministër që të ishte në të njëjtën linjë me kryeiministrin e Shqipërisë dhe me presidentin e Kosovës që t’ia dhurojnë gati një të tretën e territorit të Kosovës Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

3. Ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës është nga Kuçi i Vlorës, nga fshati i dajos së Edi Ramës. Në Kuç ai donte të kalonte pleqërinë bashkë me Koço Kokëdhimën. Por meqë Koçua e la, tani në pleqëri i duhet një kuçiote. Mundësisht e kamur dhe e gjeti!

4. Spiropali është me dy merita, edhe se e shpalli Ramën “Skënderbe”, edhe se grabiti 5 milion euro në dogana. Ramës i duhet një personazh i tillë. Sa më me përvojë në korrupsion e në vjedhjen e taksave të shqiptarëve, aq më shumë karrrierë me Edi Ramën! Sipas kësaj devize kryeministri zgjodhi edhe një ministër tjetër, Shalsin. Ai ka thënë se “di të vjedhë”! Dhe kryeministri ka nevojë për profesionistë në hajdutllëk! Sidomos pas gjithë atyre budallallëqeve që bënë Tahiri, Gjiknuri e të tjerë ministra të korruptuar e hajdutë, trafikantë dhe drogaxhinj! Sa për Belinën, nuk ka nevojë për vlerësim. Ka të njëjtat karakteristika si edhe Spiropali e Shalsi!

5. Mbetet Çuçi. Mesa duket Dalina ka shumë pushtet te Rama. Se kur bën dy herë burrin e gruas ministër ka një arësye të fortë. Arësye më të fortë se ish-gruaja nuk mund të gjendet!

Modifikuar më Diel, 30 December 2018 14:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...