Punonjësit e Policisë së Shtetit janë zhgënyer thellë nga shpërblimet e dhëna për Vitin e Ri, pasi, siç shprehet njeri prej tyre, janë dhënë sipas interesit të zyrtarëve përkatës në komisariate. Denoncimin e ka bërë një punonjës policie i komisariatit të Sarandës, i cili ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Shpërblimet për Vit të Ri në Polici, ilakave dhe akrabave! - ironizon Berisha. - Lexoni denoncimin e policit dixhital dhe shikoni fotot që ka dërguar ai!”
Përshendetje Doktor dhe gëzuar!
Unë jam një punonjës policie në komisariatin e Sarandës dhe dua të ndaj me ju një shqetësim të madh për sa i përket shpërblimeve të dhena nga ana e komisariatit, ku dikush është parë me syrin e nënës dhe të tjerë, me syrin e njerkës, ku disa prej oficerëve nuk kanë marrë asnjë qindarkë, ndërsa të tjerë kanë marrë shpërblim deri në shumën 500 mijë lekë.
Këtu futen edhe pastruesa e mirëmbajtës, ndërsa punonjës policie që kanë punuar me shpirt as janë përmendur fare, kjo pasi shefi i logjistikës së bashku me zyrën e finances kanë bërë si u ka dashur qejfi.
Po ju vë në dispozicion edhe listën e mjerë që kanë bërë këta persona.