Zgjedhjet e qershorit, KQZ: Afat deri më 18 mars për propozimin e anëtarëve të KZAZ

Premte, 04 Janar 2019 12:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del me deklaratë lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, teksa ndajnë pesë muaj e 27 ditë.

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj, tha se zgjedhjet janë proces politik i shqiptarëve, bëhen për ta, nuk bëhen për KQZ-në dhe as për partitë politike.

Ndaj sipas saj, kanë rëndësi përgjegjshmëria publike e aktorëve politikë dhe institucionalë, transparenca e administrimit të procesit dhe llogaridhënia përpara elektoratit.

“Në emër të kësaj transparence, llogaridhënie dhe përgjegjëshmërie publike, KQZ-ja tërheq sot vëmendjen e partive politike të interesuara për zgjedhjet për sa vijon:

Kodi Zgjedhor ngarkon partitë me detyrën e administrimit të procesit dhe administrimi i procesit zgjedhor fillon me ngritjen e KZAZ-ve. Deri më datë 18 mars, këto parti duhet të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve).

Pas tyre ngrihen komisionet e qendrave të votimit (KQV-të), afati për të cilat partive u skadon më datë 30 maj, si dhe grupet e numërimit të votave (GNV-të), detyrim që partitë duhet ta plotësojnë përpara datës 18 qershor”, u shpeh Hoxhaj.

Ajo tha se në rast se partitë nuk e respektojnë këtë afat, kjo e drejtë zbret tek partitë e tjera parlamentare të të njëjtit grupim dhe, në instancë të fundit, tek KQZ-ja, e cila do të emërojë kryesisht komisionerët deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.

Në vijim shtoi se administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave dhe se vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve.

Hoxhaj tha se KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, prandaj u bën thirrje që sot partive politike që të organizohen në kohë për përzgjedhjen e kandidaturave për komisionerët zgjedhorë.

Në këtë linjë nënvizoi se afati ligjor për regjistrimin e partive politike për këto zgjedhje mbaron më datë 21 prill, kurse për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ mbaron më datë 1 maj dje se regjistrimi bëhet si gjithmonë pranë KQZ-së.

Po ashtu paralajmëroi se nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 dhe se nëse nuk respektojnë afatin e dytë, ato nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore.

“Në të shkuarën KQZ -ja është kritikuar nga misionet vëzhguese ndërkombëtare për regjistrimin e subjekteve zgjedhore përtej afateve ligjore, ndaj është veçanërisht e vendosur këtë herë që të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në aplikimin për regjistrim.  KQZ-ja u bën thirrje që sot partive politike që të organizohen në kohë për plotësimin dhe depozitimin e dokumentacionit të regjistrimit”, deklaroi Hoxhaj.

Sipas Kodit, depozitimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe kandidatëve për kryetar bashkie duhet të bëhet jo më vonë se data 13 maj dhe se nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit.

“Sot ato janë në kohë për të organizuar punën, sipas procedurave të brendshme statutore, për të përzgjedhur kandidatët dhe për të plotësuar dokumentacionin e kandidimit.

Sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 31 maj.

Në të shkuarën, vëzhguesit e brendshëm dhe ata ndërkombëtarë kanë kritikuar praktikën e disa partive politike që kanë zhvilluar veprimtari fushate përpara fillimit të periudhës së fushatës”, tha zëdhënësja.

Në emër të KQZ, ajo ju bëri thirrje publike partive politike dhe emisarëve publikë të tyre që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe vetëkufizim në këtë pragzgjedhje.

Sipas saj, kryerja e veprimtarive të fushatës përpara fillimit zyrtar të saj prish barazinë e garës në zgjedhje, e bën procesin të disbalancuar dhe të pandershëm, e bën atë që të nisë keq.

“KQZ-ja i bën thirrje medias të tregohet e vëmendshme ndaj kësaj forme të cënimit të barazisë së garës, të distancohet dhe ta denoncojë publikisht atë, në emër të mbrojtjes së lirive themelore të ndjekësve të tyre. Partitë politike kanë detyrimin të depozitojnë në KQZ para datës 3 qershor të numrit të  llogarisë bankare për pranimin e dhurimeve të fondeve jo publike, sikurse kanë detyrimin që të depozitojnë në KQZ para datës 31 mars raportet financiare për vitin kalendarik 2018”, deklaroi Hoxhaj.

Më tej shtoi se mosrespektimi i detyrimeve lidhur me transparencën financiare është i lidhur me aplikimin e sanksioneve të rrepta administrative dhe se partitë politike duhet të marrin seriozisht e të respektojnë pikë për pikë detyrimet ligjore për financimin e fushatës dhe llogaridhënien, pasi me dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës fillon puna për  vënien në lëvizje të mekanizmave të brendshëm të mbajtjes së llogarive të fushatës dhe me plotësimin e dokumentacionit ligjor të donacioneve dhe të shpenzimeve.

Në mbyllje deklaroi se transparenca e plotë e financave është shndërruar në gur prove për politikën, prandaj KQZ-ja tërheq sot vëmendjen për çështjet e financimit të partive politike. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...