PD: Brenda një viti falimentuan 15 mijë biznese

Premte, 04 Janar 2019 12:31

Partia Demokratike denoncon se nga janari deri në dhjetor të vitit 2018, falimentuan mbi 15 mijë biznese, ose 62% më shumë se një vit më parë.

Në një dalje për mediat nga selia blu, këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti tha se nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël.

Sipas tij, viti 2018 është shënuar në llogaritë e ekonomisë shqiptare si një nga vitet më të këqija të qeverisjes së Edi Ramës dhe se 15 340 biznese kanë falimentuar nga janari deri në dhjetor.

“Kush thotë se këto janë kompani bixhozi, gënjen! Të tilla, të regjistruara në Qendrën e Bizneseve numërohen me gishtat e një dore. 15 340 bizneset e mbyllura në një vit janë të qytetarëve të zakonshëm, sipërmarrës të vegjël e të mesëm që e kanë ulur qepenin nga taksat dhe tarifat lokale të rritura 2-3 herë, nga energjia 30% më e shtrenjtë, nga fatura e ujit 44 % më e shtrenjtë! 2018-a është edhe më keq se një vit më parë. Mbi 15 mijë biznese të falimentuara do të thotë 62 % biznese të mbyllura më shumë se një vit më parë. Janë mbi 15 mijë familje shqiptare që nuk i kanë mbijetuar gjobave të taksidarëve, që nuk i kanë mbijetuar skemës dërrmuese të TVSH-së. A ka patur kompani të reja, që janë hapur, ndërkohë që biznesi i ndershëm falimentonte? Të gjithë e dimë që po!”, u shpreh Teliti.

Në vijim shtoi se ‘DH Albania’, kompania fantazëm që sipas tij, u regjistrua në korrik dhe brenda pak javësh mori 50 milionë euro tendera, është fytyra e ekonomisë që ka ndërtuar Edi Rama: "falimentim me taksa dhe gjoba të rënda për shqiptarët e zakonshëm, miliona euro për kompanitë e parajsave fiskale, me të cilat ndan pushtetin".

Në këtë linjë shtoi se nëse shumica e shqiptarëve lejon që t’i qeverisë sërish Edi Rama, 2019- a do të jetë edhe më keq për ekonominë e çdo familje që mbahet me një biznes të vogël, do të jetë më keq për këdo që bën biznes të ndershëm dhe nuk vjedh nga paratë publike.

Po ashtu tha se prej 1 janarit ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të mbidyfishuar taksën e pronës dhe se çdo biznes që akoma nuk e ka ulur qepenin, do të paguajë 2-4 herë më shtrenjtë për vendin ku ushtron aktivitetin e tij.

Teliti deklaroi se nëse qeveria nis zbatimin e koncesionit të kasave të reja fiskale, çdo biznesi i duhet të paguajë 600-1000 mijë euro të tjera për të zëvendësuar sistemin, nëpërmjet të cilit do të transmetojë në qendër çdo veprim në dyqanin e tij.

“Situata e rëndë ka vetëm një ilaç për ta kuruar: zbatimin e planit të Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e biznesit dhe të ekonomisë nëpërmjet uljes së ndjeshme të taksave”, deklaroi Teliti duke detajuar:

-Taksa e sheshtë 9%

-Përjashtimi nga skema e tvsh-së për bizneset me xhiro deri në 120 milionë lekë

-Ulja me 300 lekë për litër e karburantit

-Anulimi i çdo koncesioni korruptiv do ta çlirojnë ekonominë nga një grusht oligarkësh, që grabisin pasuritë e shqiptarëve në zyrën e kryeministrit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...