ABI Bank e Kryeministrit, heshtja fajtore e Bankës së Shqipërisë

Saturday, 05 Janar 2019 14:07

Nga Petrit Vasili

ABI Bank e Kryeministrit, heshtja fajtore e Bankës së Shqipërisë dhe Autostrada e parave që vijnë erë.
Është shumë e qartë se ABI Bank është një sipërmarrje e errët, ku kryeministri është pjesë e saj, ndërmjetësuesi i saj dhe njeriu që vë në dispozicion të saj, shtetin dhe gjithë shkeljet e ligjit për të.

E përbërë nga kapitale të dyshimta, të kompanive offshore të regjistruara në ishujt Cayman, me qindra milionë dollarë dhe qindra aksionerë të fshehur kjo është ABI Bank.

Pas shqetësimit mbarëbotëror për kompanitë offshore dhe parajsat fiskale, hapjes së një nga hetimeve më të mëdha për to anë e mbanë globit dhe ligjeve, që adaptuan mjaft vende për të penguar hyrjen e këtyre parave të dyshimta, që shkaterrojnë ekonominë, pikërisht në këtë moment lindi ABI Bank.

Banka e Shqipërisë licensoi atë si të parën dhe të vetmen në Shqipëri me kapitale offshore, duke ligjëruar një situatë nga më negativet e dha një nga mesazhet më të këqija për ekonominë e biznesin vendas dhe sidomos atë të huaj.

Banka e Shqipërisë hesht.

Kjo ëhstë heshtje fajtore dhe me pasoja katastrofike.

Kryeministri dhe Banka e Shqipërisë kanë ligjëruar një nga situatat me të errëta ndërkohë, që Shqipëria është kthyer në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para të pista në sasi kritike.

Prokuroria shqiptare tashmë e kapur kokë e këmbë ka mbyllur sytë ndaj një situate shumë të rrezikshme dhe me pasoja nga më shkatërrueset që ABI Bank përfaqëson.

Kriminalizimi i financave është sigurisht preludi i piramidave të reja financiare ku pasojat e rënies së tyre do të jenë shumë herë më të rënda se ato të vitit 1997.

Kjo situate duhet denoncuar shumë fort sot.

Të gjithë ata që kanë përgjegjësi kushtetuese si kryeministri, Banka e Shqipërisë dhe prokuroria do të përgjigjen, deri në një secili, në të nesërmen e afërme për veprimet e mosveprimet e tyre e që lidhen me këtë aferë të dimensioneve shumë të mëdha si dhe me krijimin kësisoj të AUTOSTRADËS së hyrjes së parave, që vijnë erë në Shqipëri.

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...