Studenti: Vajza e deputetit të PS po përpiqet të përçajë protestën

Saturday, 05 Janar 2019 18:07

Dy studentë të fakultetit të Ekonomisë ishin të ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 për të folur për protestën e studentëve që pritet të rinisë të hënën.

Andi Varosi dhe Manuela Xhaxho thanë se protesta do të rinisë me të njëjtin intensitet deri sa të përmbushen kërkesave e studentëve.

Të pyetur nëse protesta është e politizuar, studenti Varosi akuzoi vajzën e deputetit socialist Pjerin Ndreu se po përpiqet të përçajë protestën.

“Në këtë protestë i kemi parë të gjitha. Kjo protestë na ka bërë CIA se kemi filluar të hetojmë dhe ne vetë. Kryeministri në momentin që nxorri 11 VKM në fund tha një fjali: Unë do të kap protestën e studentëve. Ju garantoj juve se protestat e studentëve që nga fillimi e deri në fund nuk ka shans ta kapë kush. Kur nuk e kanë kapur deri tani, s’do e kapin.

Çfarë është tentuar këto ditë pasi dështuan? Jo më përmes forumeve që dështuan, por është tentuar me eksponentë të veçantë. Ishte një grup i vogël studentësh me datën 2, se mora vesh që do takoheshin, atje u takuam me 15 studentë dhe takimi ishte organizuar nga një vajzë, dhe vajza sapo filloi ai që quhej takim doli në krye të tavolinës dhe tha sot jemi mbledhur këtu se kemi vendosur që me dt 7 të organizojmë një koncert përballë korpusit për të shtensionuar situatën.

Pyetja është pse duhet ta bëjmë këtë? Se kemi protestuar mbi 30 ditë dhe s’kemi bërë asnjë gërvishtje. Ne do protestojmë para kryeministrisë se vetëm ai thotë se na ofron zgjidhje dhe aty do e vazhdojmë luftën tonë. Protesta s’është tallava. Personi që e ka bërë këtë është Renalda Ndreu, vajza e deputetit socialist Pjerin Ndreu,” tha Varosi./BW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...