Vasili: Zhveshja politike e qeverise alibi e axhendave antikombetare te Edi Rames

Diel, 06 Janar 2019 14:10

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili shkruan sot se Edi Rama ka zhveshur politikisht qeverinë e vendit.

Zyrtari i lartë i partisë opozitare thotë se një gjë e tillë është bërë nga Rama për tu përdorur si alibi a axhendave antikombëtare të tij.

Vasili deklaron se reagimi i ashpër mbarëpopullor është plotësisht legjitim për të mbrojtir interest e nëpërkëmbura të vendit.

Ja postimi i plotë i Vasilit në rrjetet sociale

Zhveshja politike e qeverise alibi e axhendave antikombetare te Edi Rames.

Perfundimisht qeveria eshte zhveshur politikisht nga Edi Rama.
Ministrat e ministrive kyçe si ekonomia dhe financat, transportet dhe energjitika,min e jashtme dhe ministria e brendeshme jane apolitike,por atacnuk jane as teknike pasi s'perfaqesojne asgje as profesionalisht dhe as te ndonje kontributi te shquar social.
Jane thjesht nje komoditet per kryeministrin,qe ai te marre vendimet,qe ai do ne funksion te axhendave te erreta antikombetare.Nderkohe qe mund te shkarkoje pergjegjesite tek ministrat anonime qe lehtesisht marrin vendimet qe ai do,por edhe lehtesisht te sakrifikueshem prej tij kur t'ja lype halli.

Edhe deri me tash qeverisja i ka atakuar ne menyre agresive dhe sistematikisht interesat kombetare dhe ato publike.

Interesat ekonomike te vendit si shtylla te qendrueshmerise poliko sociale jane tronditur rende permes koncesioneve, politikave te tatimeve te te taksave, inkurajimit te pastrimit te parase se piset ne nivele kritike dhe korrupsionit gjigand.
Rendi publik u eshte dorezuar trafikanteve dhe krimit te organizuar dhe ministria e brendeshme ka qene e inkriminuar dhe komplementare e tyre e jo luftetare pa kompromis kunder tyre.
Votime te njepasnjeshme kunder SHBA dhe deshtimi i rende i integrimit europian,raporte te dyshimta me fqinjet dhe projektimi drejt axhendave antiperendimore kane qene gjithashtu kunder interesave kombetare.
Axhendat antikombetare dhe ato kunder interesit publik kane ndertuar dhe ndryshuar qeverite e Edi Rames dhe apolitizmi aparent ka qene thjesht nje alibi e ketyre axhendave.
Cdo qendrim i papajtueshem me kete kryeminister e qeveri dhe reagim i ashper mbarepopullor jane plotesisht legjitime per te mbrojtur interesat kombetare te shitura dhe te neperkembura.

 

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 14:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...