Kryeministri Rama, në mbyllje të protestës së sotme të studentëve, ka nxjerrë lajmërimin e tij të radjhës, që nuk është gjë tjetër vecse thjesht tentative percarjeje te protestes., ose e thën ndryshe njoftim tjetër mashtrimi. Pasi studentët e përzunë me ceremoni nga çdo auditor, atë dhe ministrat e tij, pasi përdori marksistet e rinj e të vjetër , mercenarë partish të dalë boje, freshistë e pseuodopedagogë, tashmë I ka ngelur rruga e dhunës verbale.
Por studentët janë të vendosur. Ata do të vazhdojnë protestat e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga ana e qeverisë dhe nuk pranojnë asnjë negociatë.
Protesta e ditës së sotme ka njohur një zhvillim të ri. Pasi kanë protestuar tek kryeministria, studentët janë nisur drejt ambasadës së SHBA ku edhe kanë protestuar për disa orë. Edhe për ditën e nesërme, studentët kanë bërë gati protestën e tyre. Më poshtë keni programin për ditën e nesërme: