Shpresa studentore & nacional-hajdutërisë

E mërkurë, 09 Janar 2019 09:00

Nga Kastriot Islami

Protestat e studentëve është një rreze drite në fund të tunelit. Embrioni i të vetmes shpresë që do të mund të kthente, pa shumë kosto, vëndin në shinat e normalitetit; ky është një opinion përgjithsisht i pranuar, brënda dhe jasht vëndit. Por, Qeveria dhe më konkretisht Rama po kërkojnë ta vrasin atë, sigurisht për interesat personale të mbajtjes së pushtetit, duke mbartur mbi vete një rrezik shumë të madh. Por mbi të gjitha me pamundësinë për tja arritur këtij synimi diabolik, sepse protesta e studentëve është më e gjërëpor mbi të gjitha shumë më e thellëse c’imagjonin Rama.Sepse qeverisja Rama, që po tenton të shndërrohet tinëzisht në një qeverisje nacional-hajdute, ka shkaktuar jo vetëm zemërim e revoltë shpërthyese te shqiptarët, por edhe frikë te me rrezikun e destabilitetit të vëndit e të rajonit.

*****

Një analiste franceze, pasi kishte pyetur para disa muajsh shumë azilkërkues shqiptar që kërkonin me cdo kusht të qëndronin në Francë e të mos ktheheshin mbrasht në Shqipëri, kishte arritur në përfundimin se:

Shqiptarët janë të pashpresë jo vetëm se janë të varfër por sepse ata ballafaqohen me një qeverisje që as s’e përmirësojnë apo korrigjojnë dot gradualisht dhe as s’e ndryshojnë dot përmes zgjedhjeve…pra jetojnë në një vend që gjithcka kontrollohet nga qeveria dhe qytetarët s’e ndryshojnë dot gjëndjen e tyre, e për rrjedhojë janë të detyruar ose të nënshtrohen ose të emigrojnë.

Cfarë ka ndodhur këto 5 vitet e fundit në Shqipëri që analistja franceze ka arritur në këtë përfundim të saktë dhe realist? Si mund të dilet nga kjo gjëndje? Dhe a është protesta e studentëve mekanizmi adekuat për tëfutur vëndin në shinat e normalitetit?

*****

Më së pari më duhet të përsëris, atë që mund të kem thënë qindra apo edhe mijra herë:

Sekti Rama me ardhjen në pushtet në vitin 2013, dhe marrjen e të gjithë pushteteve në vitet 2017-2018 është kthyer në një qeverisje autoritare, antipopullore, me shumë elementë policorë e represivë që kontrollon gjithcka. Politikën, biznesin e madh, shumicën e medias, shoqërinë civile dhe sëfundmi  edhe drejtësinë. Një qeverisje qëgodet e frikson qytetarët e varfëruar në ekstrem duke ju hequr cdo mundësi  të gjejnë drejtësi nga një sistem drejtësie i vendosur së fundmi, tërësisht nën kontroll nga Rama dhe që ju ka hapur “rebelëve” rrugën e emigracionit duke e boshatisur vëndi si asnjëherë tjetër më parë, madje në mënyrë tejet të frikshme për ekzistencën e tij.

Qeverisja Rama po ashtu ka ndërtuar një strategji e program veprimi me synimin për të goditur fuqimisht, rrudhur, dobësuar, eleminuar, komprometuar ku ka pasur mundësi, dhe kthyer në fasadë opozitën politike dhe zhdukur gjurmët e cdo lloj kundërshtie e opozitarizmi mediatik e qytetar, natyrisht por pa ja arritur. Qeveria Rama, ja ka mbyllur opozitës të gjithë rrugët e veprimit institucional në kuvend, duke i mohuar funksionin vendimarrës, dhe duke e penguar të kryejë funksionet e saj të hetimit e kontrollit parlamentar, apo deri edhe duke e goditur fizikisht për fjalën e lirë.  Qeveria Rama ka tentuar të godasë fuqimisht shpirtin e protestës e të reagimit qytetarë duke i nënshtruar qytetarët përmes papunësisë e varfërimit të tyre dhe duke i kërcënuar përmes veprimit policor e duke i friksuar përmes veprimeve të grupeve kriminale të lidhura me qeverinë. Qeveria Rama e ka vrarë shpresën të gjithë shqiptarëve duke ju lënë të lirë vetëm një rrugëdalje, emigrimin dhe kthyer Shqipërinë në vëndin e parë në botë si azilkërkues në vëndet e BE. Qeveria Rama diabolikisht ka krijuar përmes medias së kontrolluar prej saj teorinë e simetrisë të së keqes, përmes të cilës ka mashtruar qytetarët se të gjithë janë njëlloj të korruptuar e të këqinj duke promovuar tezën se “ndryshimi për të ndërruar një te keqe me një tjetër nuk do të ishte efikas pra nuk do të ishte i nevojshëm…”. Qeveria Rama përmes mashtrimeve dhe kompromentimit ka arritur tju mbyllë gojën disa zyrtarëve të lartë në Bruksel e përfaqsues të tyrë në Tiranë për keqqeverisjen e vëndit dhe lidhjet e qeverisë Rama me mafian e krimit e të trafiqeve, kultivimin e kanabisit dhe  korrupsionin galopante që po fundos ekonominë e vëndit.

*****

Të gjithë pa përjashtim, shqiptarët dhe ndërkombëtarët,e dinë shumë mirë se Shqipëria qeveriset:

nga një rregjim i interesave të korrupsionit e të oligarkisë,

nga një qeveri e lidhur ngushtësisht e pazgjishmërisht me krimin dhe trafiqet,

nga një qeveri që e ka kthyer vëndin në një lavatrice të pastrimit të parave të pista;

nga një parti që i fiton zgjedhjet duke blerë votat me paratë e korrupsionit dhe duke kërcënuar votuesit me ndihmën e kriminelëve të veshur me pushtet politik,

nga një rregjim që i ka detyruar qytetarët, gjithnjë e më të varëfr e të papunë, ose të nënshtrohen e të pranojë qeverisjen e Rilindjes ose të emigrojnë…..

*****

Më së pari, këtë realitet të zymtë e njohin mirëdhe e përjetojnë cdo ditë shqiptarët, për më tepër që:

disa shqiptarë të guximshëm e kanë denoncuar shumë kohë me pare këtë realitet…

shumë të tjerë po e denoncojnë sot me zë të lartë, madje edhe duke protestuar…

ndërkohë qëshumë të tjerëkanë preferuar të emigrojnë në pamundësi për të reaguar…

dhe vetëm shumë shumë pak e kanë mbështetur apo akoma më pak vazhdojnë ta mbështesin këtëgjëndjevetëm se përfitojnë…

*****

Ndërkombëtarët, të cilët kohët e fundit kanë filluar të reagojnë e madje disa prej tyre edhe të veprojnë, po ashtu e kanëpasur të qartëdhe e njohin shumë mirë realitetin shqiptar, ndërkohë që shumica prej tyre kishte heshtur deri pak kohë më parë:

disa prej tyre duket se kishin heshtur për arsye që lidhen me zhvillimet e ballancat gjeopolitike,

disa të tjerë nuk patën reaguar sepse preferojnë të mbështetesin stabilitetin/stanjacionin e “vendit problematik” sesa të konsumojnë energji e të angazhohen për demokratizimin e zhvillimin e tij…

disa të tjerë mesa duket gjëndeshin të “mbytur” nga hallet e problemet e tyre të brëndshme dhe s’kishin as kohë e as energji të merreshin me një vënd me probleme endemike të mëdha,

por edhe disa prej tyre duket ishin komprometuar nga kupola e qeverisjes aktuale shqiptare, sic ka ndodhur edhe me vënde të tjera, ku më tipikja është ajo përmes “diplomacisë së kavjarit”…

*****

Por pyetja, se “përse shumica e shqiptarëve s’kanë demostruar besim e forca se mund të ndryshojnë vetë gjëndjen e tmerrshme dhe përse kanërënë në pesimizëm se “ky vend mund të bëhet”…” mesa duket kishte nevojë për një përgjigje adekuate në mënyrë që të gjëndej terapiae përshtatshme apo zgjidhja e duhur për të dalë nga kjo gjëndje…

Dhe kjo duket tashmëe mundshme dhe e arritshme….

Lëvizja dhe vendosmëria e studentëve, dhe e të gjithë brezit të ri, pavarësisht përpjekjeve kolosale të qeverisë e vecanërisht të Ramës për ta shuar edhe këtë dritë shprese në fund të tunelit, ka shpërthyer në mënyrë të fuqishme e të pandalshme, dhe duket se ka sjellë besim e shpresë se e KEQJA e MADHE që ka kapur vëndin do të largohet me cdo mënyrë e mjet dhe do tëndëshkohet pa asnjë hezitim në mënyrë që vëndi të mund të rivendoset në shinat e normalitetit…Për më tepër që kjo protestë duket ka jo vetëm mbështetjen e shumë qytetarëve shqiptare por ka ngjallur edhe interesin e disa partnerëve që kanë investuar në Shqipëri për demokratizimin dhe stabilitetin e saj, si një faktor qëndrueshmërie në rajon.

Kjo duket cështje vetëm disa ditësh apo maksimumi pak javësh…

Syri.net

9 janar 2019

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...