Përplasja e Metës me Ramën dhe një shembull që vjen nga SHBA

Premte, 11 Janar 2019 11:03

Nga Arben Malaj

"Lufta" mediatike dhe diplomatike midis Presidentit dhe kryeministrit dhe nje mesim i vyer nga gjenerali Clark, i cili ne 2004 kur konkuronte per presidenti i SHBA perballe Presidentit Bush theksoj se ne Amerike Presidenti Bush është kundërshtari / armiku im politik, ndersa kudo jashte SHBA ai eshte President i vendit tim. Ky detyrim etik është edhe per Presidentin ne raport me Kryeministrin. Një shpjegim i përfshirjes time ne diskutimet publike,aktualisht asnje ambicje per angazhime politike, por ndjej nje detyrim i perhershem ndaj vendit time per te kontribuar me analiza thellesisht te paanshme, jo partiake, profesionale, korrekte dhe me etiken maksimale te mundeshme.

Ne rastin konkrete deshiroj te qartesoj pasojat qe shqiptaret paguajmë nga qeverisja me emocione.

Qeverisja (qe nenkupton jo vetem qeverine) me emocione ushqen mosperputhjet deri grindje publike, veshtireson arritjen e konsensusit dhe kompromiseve qe jane thelbesore per mireqeverisje e nje vendi.

Qeverisja me emocione rrit zhgenjimin publik, perkeqeson pritshmerite publike per te tashmen dhe te ardhmen, dëmton ekonominë dhe përkeqëson në thelb qeverisjen e vendit.

Dite te mbare!

Arbeni

Ne 2004 Gjenerali Clark ishte kandidat në garën brenda Partisë Demokratike per president i SHBA. Si gjeneral ai ishte "agresiv" me Presidentin Bush. Gjatë kësaj periudhe gjeneral Clark beri një vizitë në Bruksel dhe ne nje konference shtypi nje gazetar e pyeti per garen politike me presidentin Bush, Përgjigja e gjeneral Clark ishte ndryshe jo "agresive" si ne SHBA.

Gazetari këmbënguli duke theksuar se në Amerikë ju jeni shumë i ashper me Presidentin Bush, ketu ne Bruksel ju jeni shumë i kujdesshëm, a keni ndryshuar ju qëndrimin ndaj Presidentit Bush.

Përgjigja e gjeneral Clark u pergjigj se në SHBA, Presidenti Bush është kundërshtari / armiku im politik, ndersa kudo jashte SHBA ai eshte i president i vendit tim. Ky eshte një mësim i vyer jo vetem për politikanët, por sidomos per ata,

Ne kete kontext kryeministri nuk mund qe ne nje takim me trupit diplomatik në Shqipëri te fokusohet ne "debatet apo grindjet" e brendeshme president- kryeminister.

Kudo ne bote takimet vjetore me diplomatë të huaj jane nje mundesi e vacante dhe instrument i drejtperdrejte për të ndarë vizionin e politikës së jashtme të vendit, për ta bërë të qartë prioritet e diplomacise kombetare dhe me nje gjuhe fine diplomatike qartesohen partneret stategjik dhe sidomos dergon mesazh tek "kundershtaret" e perhershem ,

sidomos tek vendet qe historikisht nuk bashkepunojne apo pengojne prioeitet e diploamcise komebtare te vendit dhe kombit tone, per interesat e tyre gjeostrategjike ndaj nje vendi apo ne nje rajon tone.

Diplomacia penguese e ketyre vendeve veshtiresojne apo pengojne realizimin e vizionit, misionin dhe prioritetet e diplomacinë shqiptare në zhvillimet rajonale dhe angazhimeve te saj në organizatat ndërkombëtare.

Takimet vjetore me diplomatet e huaj apo edhe me gjithe ambasadoret e vendit tuaj kudo ne bote, janë mënyra me e mirë për të paraqitur pozitivisht vendin tuaj dhe per te konfirmuar se per politiken e jashtme, per integrimet euro-atlantike dhe per partneritet strategjike, institucionet kushtetuese te vendit jane te unifikuara dhe te perkushtuara,

Ne këto takime vjetore me diplomatet e huaj qe organizojne Presidentet dhe/ose kryeministrat keshillohet të mos përfshihen pa pajtueshmëritë, mosmarrëveshjet e brendshme dhe asnjehere debatet midis institucionevet kushtetuese.

Nga te gjithe politikanet dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese duhet te respektohet kultura institucionale dhe disa nga rregullat e arta te komunikimit diplomatike.

Minimalisht stafi diplomatik i çdo presidenti, kryeministri, Kryetar Kuvendi, ministri dhe çdo përfaqësuesi i drejtuesve te institucioneve kushtetuese duhet të ketë një draft dokument korniz/templet/shabllon i cili qartëson, kufizon dhe imponon nje strukture minimale te nje fjalimi. Ky draft iqarteson dhe imponon kufizimet se cfare nuk duhet te përfshihet ne nje komunikim diplomatik.

Politikanët dhe perfaqesuesit e institucioneve kushtetuese te vendit tone duhet te ndjejne pergjegjesine se ne asnje rast ne komunikimet politike dhe ne vecanti ne komunikimet diplomatike ata nuk përfaqësojne thjeshte vetveten

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 11:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...