Thirrja e fortë e deputetit: Ky sharlatan guxon e flet për Fatos Lubonjën, lidheni këtë budalla

Saturday, 12 Janar 2019 16:12

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Sicialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama për disa gazetarë dhe analistë të njohur të cilët i ka etiketuar disa si “Kadri” e disa si “jo Kadri”.

Vasili shprehet se mediokri Rama, jep opinion për eruditin Fatos Lubonja, duke e quajtur ndërkohë Kryeministrin një të falimentuar pa asnjë talent, vokacion apo prirje që bën vlerësime intelektuale.

Vasili i kujton Ramës edhe të shkuarën e tij dhe për kritikat që ka marrë gjatë akspozimit të pikturave në Bienalën e Venecias dukë argumentuar se pikturat e tij u konsideruan nga kritikët si eksperimente mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.

“Të gjithë mund ta kuptojnë shumë lehtë se çfarë sharlatani inkuizitor i intelektualizmës shqiptare është kryeministri që qeveris Shqipërinë,” – shkruan Vasili në facebook.

Statusi i plotë:

Fundi i botes,mediokri Edi Rama jep opinion per eruditin Fatos Lubonja!!

Erdhi dhe fundi i botes!!
Ua ua ua….nje i falimentuar pa asnje talent,vokacion apo prirje si Edi Rama bëka vleresime intelektuale!!!
Matuflleku s’ka te ndalur….
Megjithate le tu referohemi fakteve dhe vleresimeve te bera objektivisht jashte Shqiperise.

Kur ky Rama me penel qimekeputur ekspozoi pikturat ne Bienalen e Venecias kritiket Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.Ja cfare thone:

“Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie.”

Por ja si e motivojne ne menyre te jashtezakonshme cmimin dinjitoz “Princ Claus” qe Fatos Lubonja mori ne Hollande:

“Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin luçid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.”

Te gjithe mund ta kuptojne shume lehte se cfare sharlatani inkuizitor i intelektualizmes shqiptare eshte kryeministri qe qeveris Shqiperine.

Ky sharlatan guxon e flet per Fatos Lubonjen,lidheni kete budalla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...