Shehu: Rama nuk mund të dekretohet si Ministër i Jashtëm

Tuesday, 15 Janar 2019 08:22

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu që më parë ka mbajtur edhe detyrën e ministrit të Jashtëm paralajmëron mundësinë që pas Gent Cakajt as kryeministri Edi Rama që është propozuar sëfunmi, nuk mund rë dekretohet për postin e Ministrit të Jashtëm.

I ftuar në emisionin“Argument” të Enio Civicit, në Scan.Tv, Shehu tha se Kushtetuta shqiptare e ndalon mbajtjen e një detyre ministrore nga kryeministri. Duke sqaruar se ky gjykim është personal dhe se do të jenë konstitucionalistët e kreut të shtetit ata që do të japin gjykimin final, Shehu tha se në nenin 102 të Kushtetutës nuk përcaktohet mundësia që kryeministri të marrë këtë detyrë.

“Është antikushtetuese. Nuk do të bëhet dot diçka e tillë. Nuk e dekreton dot. Shikoni nenin 102 të Kushtetutës pika D ku thuhet për funksionet e kryeministrit. Kryeministri nuk mund të kryejë funksione të tjera. Ku thuhet se kryeministri mund të jetë edhe ministër? Presidenti do të këshillohet por nga sa kuptoj unë, nga sa unë kam eksperiencën në lidhje me Kushtetutën e Shqipërinë, nuk mundet dhe po e diskutojmë kot. Nuk mund të ndodhë sepse është antikushtetues. Di që nuk mundet që kryeministri në Shqipëri të jetë ministër. Pikë! Me Kushtetutën aktuale kjo nuk është e mundur” tha Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...