8 pyetje vijnë për Edi Ramën nga parlamenti holandez: Nga "Air Albania" tek shkelja e MSA

E mërkurë, 16 Janar 2019 20:52

Deputeti holandez Pieter Omtzigt vizitoi Shqipërinë bashkë me një 8 kolegë të tij nga Dhoma e Ulët në datat 6-7 maj 2018, afro 7 javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE.

Në konferencën e shtypit që ai dhe kolegia e tij Stieneke van der Graaf, pas bisedës me kryetarin e opozitës Basha, ata theksuan ndër të tjera se mbrojtja e zyrtarëve të korruptuar ishte pengesë për një qëndrim pozitiv nga qeveria e Holandës.

Aludimi ishte i qartë për Saimir Tahirin, i cili asokohe ishte deputet e mbrohej me imunitetin parlamentar.

Të nesërmen, në mbledhjen e grupit parlamentar Edi Rama i ironizoi si persona që vijnë në Tiranë për të dalë në lajme pasi asnjë TVv në vendin e tyre nuk i merr në intervistë.

Gramoz Ruçi vajti edhe më tej duke e quajtur Holandën zonë të kanabisit, e cila nuk mund t’i jepte leksione Shqipërisë për luftën kundër drogës.

Dje Omtzigt i ka kushtuar Shqipërisë 9 pyetje të cilat i drejtohen Ministrit të Jashtëm holandez Stefan Blok. Ndoshta nuk është rastësi që z. Blok do të jetë të enjten, më 17 janar në Tiranë.

Pyetjet ngrenë dyshime për ligjshmërinë e tenderit të aeroportit të Vlorës dhe të Air Albania. Këto dy nisma janë kundërshtuar fort nga PD si korruptive e kriminale.

Pyetjet nga deputeti Omtzigt drejtuar Ministrin e Punëve të Jashtme zotit Stef Blok për qeverinë e Shqipërisë, që nuk i përmbush rregullat e Bashkimit Europian sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) (dorëzuar më 14 janar 2019)

  1. A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkowska dhe Bulc), duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?
  2. Doni të dini reagimin e Komisionit Evropian ndaj letrës dhe mund të na dërgoni një kopje të saj?
  3. Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?
  4. A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë se qeveria e vendit në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?
  5. Si shkeli Shqipëria MSA-në, neni 74 (3)?
  6. A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?
  7. Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin të Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stablizim-Asociimit?
  8. A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?

A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...