Radhën e ka Edi Rama…!

E mërkurë, 16 Janar 2019 21:39

Nga Kastriot Islami/

Rasti i Balillit provon katërcipërisht se Rama është i lidhur pazgjishmërisht me krimin dhe peng i tij…. Sepse krimi tallet me qeverinë e Ramës… Sepse Rama ka dështuar plotësisht përballë krimit… Sepse Rama as nuk e lufton dot krimin se as nuk dëshiron ta luftojë dhe as mundet të luftojë atë… Sepse për shkak se krimi është bërë njësh me qeverinë Rama, është e pamundur të dallosh ku është qeveria dhe ku është krimi apo të dallosh krimi nga qeveria….Se edhe ata pak policë të lidhur me shërbimet partnere, të tradhëtuar dhe minuar nga Rama dhe shefat e tyre, pavarësisht sakrificave dhe veprimeve heroike, janë të paaftë të luftojnë krimin e të jenë të suksesshëm plotësisht në eliminimin e krimit sepse kriminelët flasin e kërcënojnë në emër të Ramës dhe policët e ndershëm tradhtohen e sulmohen e nga brënda nga shefat e emëruar nga Rama. Ka vetëm një ZGJIDHJE që të dilet nga kjo situatë: duhet goditur koka e krimit, ideatori i lidhjes së krimit me qeverinë, pra duhet kapur dhe ndëshkuar Edi Rama… RADHËN tani e ka Edi Rama… Ose duhen kapur e ndëshkuar ata që janë të lidhur direkt me Ramën për të arritur te Rama…pra ngado që ta rrotullosh tani radhën e ka Rama…

***

Po të analizohet racionalisht gjithçka ka ndodhur që nga viti 2016. Ç’ka thënë ambasadori amerikan. Ç’rezulton nga dokumentet/informacionet e DEA amerikane dhe të instititucioneve ligjzbatuese të partnerëve ndërkombëtarë. C’veprime kanë kryer policia shqiptare dhe prokuroria e krimeve të rënda. Ç’kanë thënë gjithë kohës e thotë Rama, ministrat e tij të brendshëm, drejtorët e policisë dhe media, të kapur mat nga shërbimet partnere, arrihet në përfundimin se:

Ose qeveria Rama është e paaftë të luftojë krimin, ose thënë ndryshe është e dështuar përballë krimit dhe prandaj krimi tallet me këtë qeveri…
Ose qeveria Rama, nuk dëshëron apo nuk do ta luftojë krimin, sepse është bërë njësh me krimin, prandaj kriminelët dorëzohen kur duan vetë, pra kur ju bëhet më mirë për ti shpëtuar ndëshkimit….
***

Cështja e veprimeve të policisë është pak më komplekse, sepse:

Një pjesë e policisë, që është e lidhur me Ramën apo e përlyer në kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogës, ka qënë dhe vazhdoj të jetë në bashkëpunim e lidhje të ngushtë me krimin, bërë njësh me kriminelët, pjesëq e saj, prandaj shumë operacione të policisë janë të dëkonspiruara, të zvarritura, të dështuara… Për më tepër që ministrat e brëndëshëm, të vjetër e të rinj, kanë qënë në pjesën më të madhe të kohës në shërbim të interesave korruptive e kriminale të Ramës, pra kukulla të tij, derisa janë futur në lojë shërbimet partnere…e ndoshta në fund edhe kanë reaguar kundër Ramës, pasi kanë kuptuar lojën e psitë të Ramës apo janë kthjelluar nga informacionet e partenrëve dhe për këto arsye Rama i ka goditur duke i detyruar të largohen…
Kurse një pjesë tjetër e policisë, e paktë, që është e papërlyer në lidhjet me krimin apo kultivimin e kanabisit, është caktuar të veprojë në kushte rreziku ekstrem përballë kriminelëve dhe për rrjedhojë ka tentuar të kryejë operacione të guximshme, të bashkërenduara edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kjo pjesë e policisë gjithnjë ka qenë e tradhtuar edhe nga Rama, që jep orientime për të mos e goditur krimin, edhe nga njerzit e Ramës në pikat kyce të policisë që kanë dekonspiruar operacionet e policisë nga brenda, por edhe ka qenë e kërcënuar nga kriminelët që flasin në emër të Ramës dhe të zyrtarëve të lartë të policisë, të emëruar në poste kyce nga Rama… Kjo pjesë e policisë, për shkak të veprimeve heroike, është përshëndetur vazhdimisht dhe së fundmi nga partnerët, por sukseset e saj kanë minore se dështimi i policisë është përcaktuar nga lidhja e ngushtë e Ramës me krimin dhe pengmarrja e tij nga krimi. Ndërkohë që një pjesë, jo e vogël e oficerave të kësaj pjesë të policisë, ndoshta pjesa më e guximshme, që kanë demaksuar këto lidhje, janë detyruar të largohen nga policia, të goditur nga vetë e direkt nga Rama dhe sot gjënden në emigrim duke kërkuar azil politik, të kërcënuar edhe nga Rama edhe nga kriminelët…
***

PËRFUNDIMISHT mund të thuhet pa frikë se kjo gjendje e pasigurisë totale për qytetarët dhe e mbretërimit të krimit vjen nga që Rama është i lidhur e bërë njësh me krimin, ose më konkretisht kriminelët tallen me shtetin dhe policinë e Ramës sepse ai i ka shokë, miq e bashkëpunëtorë të ngushtë të gjithë kriminelët, duke i shpërblyer një pjesë të tyre me poste kycë në polici, duke i lejuar të pasurohen përmes kultivimit të kanabisit apo përmes trafiqeve të drogave të forta; dhe akoma më e rëndë, që i ka implikuar në krime politike si mbrojtës të blerësve të votave dhe të kriminelëve-kërcënues të votuesve…por në asnjë rast për të luftuar krimin apo për të kapur kriminelët…Thënë shkurt e qartë, lidhja e Ramës me krimin apo pengmarrja nga krimi, shpjegojnë dështimin e qeverisë dhe lulëzimin e krimit dhe talljen që kriminelët i bëjnë qeverisë së Ramës.

E gjithë kjo gjendje është krijuar sepse Qeveria Rama është e lidhur ngushtësisht e pazgjidhmërisht me krimin në çdo aspekt. Sepse kriminelët janë bërë nga Rama deputetë për tu bërë kryeministër dhe janë emëruar nga Rama në pikat kyçet të administratës publike, të policisë, të pronave që Rama të mbajë pushtetin apo të marrë i vetëm timonin e tepsinë e pushtetit. Sepse kriminelët janë pasuruar e forcuar ekonomikisht duke fituar tenderat me fondet publike apo koncesionet e pasurisë publike që Rama ju ka dhënë pa konkurse….

***

Ka vetëm një ZGJIDHJE që të dilet nga kjo situatë: duhet goditur koka e krimit, ideatori i lidhjes së krimit me qeverinë, pra duhet kapur dhe ndëshkuar Edi Rama… RRADHËN tani e ka Edi Rama… ose duhen kapur e ndëshkuar ata që janë të lidhur direkt me Ramën për të arritur te Rama…

 

Syri.net/ 16 janar 2018

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...