Kryemadhi: Po të mos ishte aksioni politik i opozitës, nuk do të kishim një qeveri gati të rënë në këto 15 muaj

E Enjte, 17 Janar 2019 21:58

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në intervistën e saj në emision “Open” në Top Channel vlerësoi aksionin politik të opozitës në këto 15 muaj. Kryemadhi tha se nëse nuk do të ishte aksioni politik i opozitës, sot nuk do të kishim një qeveri e cila ka ndryshuar pothuajse tërësisht dhe që tashmë është pothuajse e rënë në një periudhë shumë të shkurtër. Kryemadhi tha se aksioni politik i opozitës i ka dhënë shansin Presidentit të ushtrojë funksionin e tij dhe sot të ketë debat dhe diskutime për dekretimet. “Nëse maxhoranca nuk arrin dot të lexojë opozitën apo dhe opinioni publik, nuk po themi mediat nuk arrijnë të lexojnë që opozita ka dhënë një shans dhe një mundësi që Presidenti të ushtrojë funksionin e tij. Sepse po të mos ishte kjo opozitë e cila ka ndryshuar, në 15 muaj ke gati një qeveri të tërë të rënë, pra 9 ministra. Kjo është ajo që i jep rol Presidentit. Po të mos kishte ndryshuar opozita dhe të mos kishte krijuar të gjithë këtë situatë që është krijuar sot për shkak të opozitës dhe opozitarizmit, për shkak të shumë gjërave bashkë, sot nuk do ishte duke diskutuar dekretin e Presidentit. Do vazhdonte Presidenti, do jepte gjak, do dekoronte njerëz, do vazhdonte me arbëreshët, me Kosovën, me Maqedoninë. Por është kjo opozitë që krijon. Por si gjithmonë mazhoranca që kërkon qoftë në një mënyrë të kompleksojë po themi Presidentin apo në njëfarë mënyre edhe opozitën. Që unë personalisht nuk e kam problem fare, se më shumë më rriten pikët se thonë qenka në rregull. Por ajo nga ana tjetër është faktikisht aksioni politik i opozitës, që i ka dhënë shansin po themi edhe mediave, edhe analistëve, edhe Presidentit për të krijuar një debat politik për sa i përket situatës”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...