Rama autokrat, Meta: Shoqëria duhet të reagojë për fatin dhe të ardhmen e saj

E Enjte, 17 Janar 2019 22:40

Pyetjes së Rama po shkon drejt autokracisë, Presidenti Meta iu përgjigj përballë gazetarit Ylli Rakipi, se këtu është edhe përgjegjësi e shoqërisë. Sipas Metës shqiptarët duhet të jenë më reagues për fatin dhe të ardhmen e tyre.
“Kjo është përgjegjësi edhe e shoqërisë sepse secili duhet të kërkojë të drejtat e tij. Nuk është përgjegjësi e Presidentit, apo dikujt tjetër që ata të mos jenë të të shqetësuar për fatin, të ardhmen e vetes dhe fëmijëve të tyre” tha Meta.