Partia Demokratike do të mbledhë në orën 16 të pasdites së sotme grupin parlementar dhe aleatët për të diskutuar mbi qëndrimin që do të mbahet në seancën e sotme plenare por edhe aksionin opozitar.
Ndërkohë në orën 18:30 do të mblidhet Kryesia e re e dalë nga zgjedhjet e të shtunës në Këshillin Kombëtar, e cila do të përcaktojë axhendën e protestave të opozitës.