Protesta e 16 shkurtit nuk zhurmohet dot me alibinë “Fajin e ka opozita”

E mërkurë, 23 Janar 2019 15:29

Nga Ilir Nikolla

Taulant Balla e tha prapë sot: Fajin e ka Opozita. Pasi sinjalet, se çelja e negociatave as nuk do të jetë fare në rendin e ditës të Komisionit Evropian qershorin e ardhshëm, janë bërë të shpeshta dhe të pangatërrueshme, kasneci i kryeministrit, ai që ngarkohet të shqiptojë të gjitha pacipësitë që i duhen qeverisë, doli dhe paralajmëroi se po s’e morëm çeljen e negociatave, është opozita që po na pengon. Arsyeja është mosmiratimi i Kodit Zgjedhor, pasi, sipas Ballës “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet”.

Gënjeshtër më të pacipë s’ka, kur ta mendosh se veç një ditë më përpara, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca e tha troç: “Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqënë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës. Do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për tu paraqitur plotësisht i përgatitur” paralajmëroi ambasadori. Nëse është menduar që negociatat të bëhen kurban për pushtetin e brendshëm të Edi Ramës, alibia e vjetër se fajin e ka opozita, s’pi fare ujë. Kursi i përplasjes që po ndjek mazhoranca në parlament, shurdhëria ndaj çfarëdolloj amendimi ligjor apo nisme kushtetuese që paraqet opozita, si dhe premtimet publike të kryeministrit se do të qendrojë në pushtet derisa të lodhet, janë një stan që prodhojnë veç bulmetin e destabilitetit, një mesazh që s’ka si të mos e kenë lexuar edhe burokratët e BE-së.

Shndërrimi i qeverisë në një kabinet teknik pa fytyrë e pa përgjegjësi, është një tjetër lëvizje që të çon tek interpretimi i faktit se “loja e negociatave” është mbyllur dhe Edi Rama thjesht po përpiqet të projektojë buratinët-ministra si kurbanët e radhës dhe opozitën si përgjegjësen politike të krizës.

Është fatkeqësi që një kryeministër e harxhon kohën për alibinë (s’po flasim për shpërdorimet dhe vjedhjet) dhe jo për kryerjen e reformave gjithëpërfshirëse. Por s’ka pse të humbasim kohë pas një shprese që s’ka kuptim. Për dialog duhen dy palë dhe qeveria s’është e interesuar për të, prandaj edhe agjenda e opozitës nuk duhet të ndikohet shumë nga propaganda qeveritare mbi fajësinë e humbjes së negociatave. Vullneti i Ramës për të tërhequr të gjithë politikën në kurbën e dështimit të tij qeverisës nuk duhet të na hutojë. Tashmë është marrë vesh se negociatat kanë rënë kurban të (anti)kryeministrit. Që ky kurban të jetë i fundit dhe të shpëtohen zgjedhjet e 30 qershorit, vëmendja duhet të jetë tek 16 shkurti. Ky është tashmë vullnet i opozitës së bashkuar dhe s’ka kasnec edvinist që mund ta ketë zërin më të fortë sesa revolta popullore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...