Presidenti Meta pret Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Jashtëm të Malit të Zi

Hënë, 28 Janar 2019 14:16

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Komisionit parlamentar të Malit të Zi për Politikën e Jashtme, zotin Andrija Nikoliç.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për takimin, që realizohet vetëm pak ditë pas vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi. Presidenti Meta e vlerësoi vizitën e zotit Nikoliç si pjesë të agjendës së përbashkët dhe të intensifikimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të ngushta, miqësore e të bashkëpunimit, midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi modelin e ndërtuar të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë, që sot po jep rezultate konkrete, si në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar ashtu edhe në funksion të zhvillimit të ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore dhe energjetike.

“Zhvillimi i projekteve ndërkufitare për përmirësimin infrastrukturor janë shumë të rëndësishme për të dy vendet”, – nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që ka parlamenti i Malit të Zi për të ndërmarrë iniciativa ligjore në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të shqiptarëve në Malin e Zi, si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe në zhvillimet më të fundit në rajon dhe në mënyrë të veçantë vlerësuan si arritje historike zgjidhjen e emrit të Maqedonisë. Gjithashtu nënvizuan, se çelja e  rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO e në BE, i shërben dhe forcimit të sigurisë së rajonit dhe të hapësirës euro-atlantike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...