Buxheti për arsimin/ LSI: Rama nuk ka zgjidhur asnjë problem, po bëjnë gjithçka për të mbuluar aferat

Hënë, 28 Janar 2019 15:00

Deputetet e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi nga selia e Kuvendit të Shqipërisë denoncuan sot faktin se qeveria po pengon me çdo kusht të thuhet e vërteta se nuk i ka plotësuar kërkesat e studentëve protestues; nëse vërtet do t'i kishte përmbushur, atëherë sot nuk do të kishte bojkot mësimi dhe as ngujim në universitete.

Deklarata u bë pasi në Komisionin e Ekonomisë ishin për diskutim, dy propozimet e LSI për zgjidhjen e këtyre kërkesave.

"Jemi këtu të dyja koleget e Lëvizjes Socialiste për Integrim, - tha Mehmetaj, - meqenëse sot ka qenë dita e parë që dy mendimet që ne kemi dorëzuar që më 12 dhjetor, në lidhje me  buxhetin për arsimin dhe porsa i takon mendimeve në Ligjin për Arsimin e Lartë, u diskutuan sot në njërin prej komisioneve, më konkretisht në Komisionin e Ekonomisë.

Zgjatimi i qeverisë së rilindasve tashmë në qeverisjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, fillojë të japë frytet e para të arsyes së përse ish-ministrat, më konkretisht ministri Ahmetaj, janë në krye të komisioneve ose pjesë e komisioneve, për të shkelur çdo procedurë parlamentare, vetëm e vetëm që e vërteta të mos thuhet ashtu siç është përpara qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Ishte pikërisht kjo ajo që bëri kryetari i Komisionit të Ekonomisë, ish-ministri Ahmetaj, duke mos lejuar të thuhej e vërteta nga ne të dyja si propozuese të amendimit që shqyrtohej sot në komision.

Në fakt disa gjëra që u thanë aty nga përfaqësues të mazhorancës, të cilët dukej qartë që ishin të porositur të lexonin përmend dhe pa logjikë çuditë dhe të pavërtetat e qeverisë dhe marr shkas këtu edhe për t'i korrigjuar në disa prej termave që përdorin, se me çfarë duket kanë harruar të thellohen në atë që duhej të ishte prioriteti kryesor, zgjidhja e problemeve të studentëve, që sot janë në ditën e 55-të të protestës së tyre.

Deri aty arrin papërgjegjshmëria dhe papërgatitja e tyre, sa që disa herë në komision, dhe termat e referencës i kishin të pasakta, siç është rasti i “pagesës së regjistrimit, tarifa e regjistrimit”. Në asnjë moment nuk është diskutuar për tarifë regjistrimi, por për tarifë të ndjekjes së universitetit.

Sot u thanë disa të pavërteta në atë komision, nisur së pari me thënien se qeveria na i paska adresuar kërkesat e studentëve dhe se paska komunikuar me ta dhe paska gjetur zgjidhje.

Nëse qeveria vërtetë do të kishte adresuar problematikën e studentëve, nuk do të kishte sot studentë të cilët bojkotojnë mësimin, nuk do të kishte sot studentë të ngujuar nëpër universitetet. Dhe disa prej tyre edhe të sakrifikuara, që sot gjenden në urgjencën e spitaleve apo në spitale të ndryshme të Tiranës, si rrjedhojë e pamundësive shëndetësore që janë shkaktuar nga ngujimi  dhe protestat e vazhdueshme që ata kanë ndërmarrë.

Nëse do të kishte gjetur dialog kryeministri nuk do të ishin studentët ata vetë të parët që do ta nxirrnin atë përjashta nga çdo sallë auditori që ai tentoi të shkonte. Dhe jo vetëm ta nxirrnin përjashta, por edhe ta turpëronin atë si asnjë kryeministër tjetër, jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por besoj dhe e them me bindje në mund të krahasohet me diktatorë për mënyrën sesi është poshtëruar nga studentët shqiptarë.

U tha sot që na qenka parashikuar një fond 1,9-2 miliardë lekë për të realizuar kërkesat e studentëve.

Cili fond? Fondi që do të jepet nga aksi Thumanë-Kashar, që u vërtetua me prova e shkruar e zeza mbi të bardhë se 0 lekë janë parashikuar në buxhetin e shtetit për atë aks. Dhe 0 lekë do të shkojnë për gjasme Paktin për Universitetin dhe për realizimin e pikave të tij. Pra mos u gënjeni nga deklarata që bëhen lart e poshtë pa asnjë përgjegjshmëri politike apo ligjvënëse. 0 para janë të parashikuara nga qeveria për të realizuar Paktin për Universitetin. Dhe ato 3 pika në të cilat ato kapen janë sërish mashtrim, ashtu siç ata janë mësuar që ti mashtrojnë shqiptarët në çdo ditë të punës së tyre si pjesë e qeverisë.

Për shembull flasim konkretisht për bursat për studentët të cilat vijnë nga familje në nevojë.

Unë kam këtu përpara jush buxhetin që është miratuar, shoqëruar me relacionin, në nëntor të vitit të kaluar dhe që u votua për herë të dytë nga mazhoranca, ku thuhet se aktualisht është një fond i parashikuar për studentët që vijnë nga familjet në nevojë. Dhe ripërsëritja kjo si një ngjarje e re apo si një ngjarje e bërë kohëve të fundit do të thotë vetëm dy gjëra: ose papërgjegjshmëri për të gënjyer dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve me para, fonde dhe situata të cilat kanë ndodhur më parë, ose edhe këto 400 milionë lekë në vit të cilat kanë qenë të dedikuara për studentët që vijnë nga shtresa të ndryshme sociale në nevojë janë vjedhur nga qeveria dhe nuk kanë shkuar në xhepat apo për t’u shërbyer studentëve.

Nga ana tjetër flasim për disa marrëveshje për konviktet. Sepse siç e dini ne kemi propozuar një fond të posaçëm për rishikimin, rindërtimin, rinovimin e të gjithë godinave universitare, asnjë marrëveshje e re, zero para e shtuar. Këto janë marrëveshje të cilat prej vitesh kanë kaluar në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe që në qoftë më parë, qoftë në ditët e fundit, i kemi denoncuar  si një tratativë tjetër për të përfituar tanimë jo vetëm nga fondet e shqiptarëve por dhe nga fondet që vijnë nga qytetarët e shteteve partnere me Shqipërinë.

Duke abuzuar me tendera të cilat nuk japin asnjë produkt. Mund të shkojmë sot dhe ta verifikojmë këtë në të gjitha godinat ku është ndërhyrë. Por merrem me tendera të cilët janë të dyshimtë dhe me lojëra se kush do ta bëjë tenderin, bashkia, qeveria, konvikti e kështu me radhë. Vazhdojmë pastaj për ndërhyrjet e pakuptimta që megjithëse tentuan ti thoshin për qytetarët në fakt rezultuan duke bërë gafa profesionale, sepse një pjesë e atyre që i cituan vijnë dhe nga fisha e arsimit.

Dhe është e patolerueshme për ta që të flasin, tu drejtohen studentëve, pedagogëve me vjersha të mësuara përmendësh dhe të recituara për të justifikuar atë që tashmë është e pa justifikuar. Kryeministrin dhe qeverinë që ka ndërtuar, që paratë e shqiptarëve i përdor për aferat e tij korruptive  dhe në asnjë rast për tu shërbyer qytetarëve apo veçanërisht studentëve. Dhe ka vetëm një përgjigje se nga duhet të vijnë këto para dhe pse duhet rritur në mënyrë emergjente dhe pa mëdyshje fondi për arsimin  në tërësi dhe për arsimin e lartë në veçanti. Këtë ta gjejnë ish- ministrat, ministrat, Kryeministri që kur doli përpara shqiptarëve për të marrë votën premtoi 5% të PBB që do të shkonte për arsimin dhe sot është më pak se ç’ishte në 2013 kur e mori qeverinë.  Këtë ta gjejë ish-ministri bashkë me kolegët e tij që janë sot në qeveri, që kanë firmosur pafund tendera, koncesione, PPP, fonde për luks e kështu me radhë, nga ato para të cilat ja kanë marrë me padrejtësi shqiptarëve.

T'i gjejnë lekët dhe t'i japin sot për arsimin, për t'i nxjerrë njëherë e mirë studentët  nga ngujimi dhe nga bojkoti dhe për ti kthyer ata ashtu siç duhet të jetë në të vërtetë, në auditore, për të marrë dije por edhe për të kontribuar në shoqëri. Në fakt këto që po them unë sot, janë shumë pak në raport me të vërtetën e madhe. Por besoj që shqiptarët tashmë e kanë kuptuar dhe mesa duket jo vetëm shqiptarët, të vërtetën e një situate krejt korruptive, të kriminalizuar që po kalon Shqipëria, si rrjedhojë e Kryeministrit dhe të qeverisë së tij.

Tashmë e nxori jo vetëm për shqiptarët, po për të gjithë botën, të thjeshtë dhe të kuptueshme, gazeta angleze The Independent. E tha dhe ajo se çfarë dëmesh qeveria shqiptare bashkë me kryeministrin në krye, i kanë bërë qytetarëve dhe i kanë bërë Shqipërisë. Tani nuk ka më asgjë që mund ta mbulojë Kryeministrin, asgjë që mund ta mbulojë qeverinë. As zgjatimet që ka sjellë nga qeveritë, qeveria e tij në Parlament për ti mbyllur punët e tij. Që në sytë e shqiptarëve është kuptuar që janë të pista.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...