“Rama e ka vënë vendin në rrezik, me mendësi komuniste”

Hënë, 16 Prill 2018 14:57

“Politikan problematik, në marrëdhëniet që ka krijuar me opozitën dhe njerëzit e këtij vendi. Rama e ka tejkaluar misionin e tij si politikan e kryeministër duke e vënë vendin në rrezik. Parlamenti ka fytyrën e mazhorancës, dhe zënkat e përplasjet aty lidhen me Ramën dhe papërgjegjshmërinë  e tij. Opozita është e detyruar të jetë aty përballë një kryeministri që thyen çdo ligj e etikë përballë qytetarëve”, kështu është shprehur Nard Ndoka, Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24.

Ai foli për tensionet në parlament të seancës të së enjtes.  “Rama në mendësinë e tij ka modele komuniste, ai mendon që do qeverisi në mënyrë demokratike me qytetarët, i trajton qytetarët sikur flasin nga Siria nëpërmjet Skype-t. Në vend që të flasë drejtpërdrejtë me ta, bën interpelancë. Kjo është tallje e hapur.  Kjo është edhe kosto për opozitën, e cila nuk gjen veten në atë parlament.  Fytyra e këtij parlamenti është fytyra e kryeministrit, nëse ai zbaton ligjet e respekton opozitën, do kishim një parlament normal,” tha Ndoka.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 15:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...