Arta Marku mund të prishë provat për sigurimsin Bujar Sheshi, PD dhe LSI kallëzojnë penalisht Kryeprokuroren

Tuesday, 29 Janar 2019 18:25

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kallëzuar penalisht Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Kallëzimi është bërë për rastin e emërimit të prokurorit Bujar Sheshi, që ka rezultuar si sigurims i shtetit, në Këshillin e Lartë ët prokurorisë.

Në dokumentin e mëposhtëm Arta Marku akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, dhe është kallëzuar për këtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

PJESË NGA PADIA E PD-LSI
Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku me 24 shtator 2018, rishpall thirrjen per aplikim për KLP, nga rradhët e Prokurorive të Apelit. I vetmi qe iu pergjigj thirrjes per aplikim te PPP Arta Marku të datës 24.09.2018 për të kandiduar për KLP, ishte Bujar Sheshi. Bujar Sheshi paraqiti të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga ligji, duke përfshirë edhe formularin që pranonte të verifikohej se nuk kishte qenë bashkëpunëtor me ish-Sigurimin e Shtetit.

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku në datën 26 tetor 2018 i përcjell Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sepse qenia si bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit eshte kusht pengues per kandidimin ne KLP. Kushti pengues ligjor për bashkëpunimin me ish-Sigurimin e Shtetit parashikohet nga neni 105 pika 2 shkronja dh), që ka këtë përmbajtje:
“2. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: dh) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku, dergoi shkresen e mesiperme tek Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit sepse sipas ligjit është ai organi pergjegjes per verifikimin e ketyre kushteve. Neni 279 pika 3 e ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” parashikon për zgjedhjen për herë të parë të anëtarëve prokurorë të KLP-së”, si më poshtë: 3. Brenda 7 ditëve nga paraqitja e dokumentacionit, sipas nenit 108, të këtij ligji, Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, sipas procedurave të parashikuara në nenin 109 të këtij ligji. Në rast se kandidati nuk i plotëson kriteret, Prokurori i Përgjithshëm njofton kandidatin dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.”

Neni 109 parashikon se: 1. Brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, administrata e Prokurorisë së Përgjithshme verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, dhe shpall zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. 2. Vendimi për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara në nenin 105, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji, merret nga komisioni i kualifikimit, i përbërë nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dy prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Përgjithshme, të zgjedhur me short nga radhët e atyre që nuk kandidojnë. Shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të komisionit të kualifikimit organizohet nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm”.

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku, nuk e priti pergjigjen e Autoritetit edhe pse ishte e detyruar ta priste, me qëllim verifikimin e përmbushjes së një kriteri ligjor të detyrueshëm për kualifikim. Nese do te dilte me problem ky subjekt, ai nuk do kualifikohej dot per te kandiduar per KLP. Prokurorja e Përgjithshme thirri Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve në datën 11 dhjetor 2018. Ajo ka paraqitur listën e kandidatëve, duke përfshirë edhe prokurorin Bujar Sheshi. Në këtë mënyrë, Arta Marku nuk ka përmbushur përgjegjësinë ligjore për verifikimin paraprak të kushteve ligjore të kësaj kandidature (qenia ose jo bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit).

Në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme është publikuar vetëm një relacion i administratës së Prokurorisë së Përgjithshme që i drejtohet znj. Arta Marku, ku konkludohet se kandidatura e Bujar Sheshit është verifikuar dhe i plotëson kushtet ligjore! Në fakt, në brendësi të relacionit qartësisht evidentohet se nuk është verifikuar kushti ligjor për bashkëpunimin e Bujar Sheshit me ish-Sigurimin e Shtetit. Konkretisht në faqen 3 të relacionit shënohet: “Për verifikimin e pikës “dh” “e”, për kushtet, kandidati ka paraqitur deklaratat, dhe nga ana jonë është kërkuar konfirmimi dhe në Autoritetin per Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit”.

Bujar Sheshi ishte kandidaturë e vetme nga Prokuroritë e Apelit për Tiranën (e Krimeve të Rënda saktësisht) dhe u shpall fitues në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve të datës 11 dhjetor 2018, po u votuar fare. Praktikisht, Bujar Sheshi u caktua në KLP, pasi procesit zgjedhor i mungoi gara, duke mos patur asnjë kandidat përballë. Fleta e votimit përmbante vetëm emrin e tij dhe nuk kishte as alternativat “pro” dhe “kundër”.

Nga të gjitha rrethanat e parashtruara më lart, rezulton se Prokurorja Arta Marku, ka shkelur rëndë ligjin, duke mospërmbushur detyrimin ligjor të parashikuar në nenin 279 pika 3 e ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Duke vlerësuar se ndërmarrja e veprimeve të tilla me dashje direkte dhe në shkelje kaq flagrante të Kushtetutës e të ligjit, Arta Marku ka ndërmarrë veprime në dëm jo vetëm të ligjshmërisë së përbërjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por edhe në dëm të vet interesave të ligjshme të shtetit, për shkak se në këtë mënyrë cenohet besimi i publikut tek organi i prokurorisë. Për pasojë, e kallëzuara nga ana jonë, ka konsumuar tërësisht elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Duke mospërmbushur përgjegjësitë sipas ligjit, Arta Marku ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që cenon interesat e ligjshme të shtetit, me qëllimin kriminal të kontrolit të organit qeverisë së prokurorisë. Për pasojë, Arta Marku, ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Objekt i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura me ligj, të cilat sigurojnë veprimtarinë e rregullt e normale të aparatit shtetëror, institucioneve publike, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve dhe të shtetit. Në këtë rast, nëpërmjet kualifikimit të një kandidati që nuk është verifikuar për plotësimin e kritereve ligjore, Arta Marku, ka injoruar detyrimet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Nga ana objektive vepra penale është kryer nëpërmjet veprimeve aktive të kundërligjshme, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që ka sjell si pasojë dëmtimin e interesave të ligjshme të shtetit. Subjekti i veprës penale, është subjekt i posacëm, dhe konkretisht prokurore, e cila me veprimet e saj, ka kualifikuar kandidatë në kundërshtim me ligjin, duke cenuar funksionim normal të KLP. Nga ana subjektive vepra penale është kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçën ndikimin e paligjshëm në përzgjedhjen e anëtarëve të KLP.

Referuar gravitetit të shpërdorimit të detyres të kryer nga ana e të kallëzuarës, me dashje direkte dhe me veprime aktive kriminale, duke dhunuar Kushtetutën dhe mospërfillur ligjin, referuar densitetit dhe vazhdimësisë së veprimtarisë kriminale të saj, të cilat dëmtojnë vet interesat e ligjshme të shtetit, paraprakisht kërkojmë që, menjëherë pas regjistrimit të këtij kallëzimi penal ndaj personit të kallëzuar, për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të saj, dhe pasojave të rënda që sjellin akte të tilla, kërkojmë të merret masa e sigurimit personal ndaluese, e “Pezullimit të Ushtrimit të detyrës publike”, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale. Në këtë rast, pezullimi nga detyra, është parakusht edhe për një hetim të pavarur dhe të paanshëm, duke qenë se e kallëzuara është në funksionin e drejtuesit më të lartë të organit të prokurorisë.

padia-1.jpg

padia.jpg

 

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 20:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...