Basha kërkon ndërprerjen e Kuvendit: Të vijë Rama të japë sqarime

E Enjte, 31 Janar 2019 11:06

Gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet akti normativ për buxhetin 2018, opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës sepse kryeministri nuk është prezent. Në fjalën e tij, kreu i PD, Luzlim Basha u shpreh se Rama duhet të jetë në kuvend dhe të japë sqarime për përgjimet e VOA që tregojnë sipas tij vjedhjen e votave.


Basha: Në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit. Ka 5 vite që PD denoncon këtë dhe tani gjithçka është transmetuar nga mediat. Mbrëmë u transmetua nga VOA. Ai që e ka shndërruar këtë parlament në krim nuk vjen këtu. I kanë mbaruar ilaçet apo pluhuri. Gjëja e parë që duhet bërë është të ndërpritet seanca. Kemi deputetë që skanë marrë asnjëherë fjalën se nuk kanë asgjë për të thënë. Jeni në shërbim të një grupi kriminelësh.

Spaho: Sot shqyrtojmë aktin normativ për buxhetin 2018 dhe do ishte e udhës që të kemi kryeministren në sallë. Ai duhet të jetë sepse i është bërë një akuzë nga VOA si hajdut zgjedhjesh. Duhet të vijë dhe tu ajpë qytetarëve sqarime. Nëse ka frikë nuk për t’i shpëtuar për shumë kohë përgjegjësisë. Duhet të vijë këtu për t’u përballur me opozitën.

Ruci: Nëse keni probleme me kryeministrin e dini procedurën që duhet të ndiqet. Ministrja e Financave është këtu dhe nuk më bën precedent për të ndërprerë seancën.

Login to post comments