Berisha, Ramës: Edvin na thuaj zonja Basha ka opsione ose aksione në Bankë, off shore

E Enjte, 31 Janar 2019 13:10

Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvendi është shprehur para pak minutash “Edvin na thuaj zonja Basha ka opsione ose aksione në Bankë, off shore. Na thuaj si shkove me bisht në shalë në Berlin”.

“Kur unë largova nga aktiviteti, nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo që më ka ardhur për arsye më së shumti përfaqëson zgjedhës në parlament, por më së shumit është person privat. Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit më shumë ftesa se askush tjetër. Por iu jam përgjigjur se nuk mundem pasi nuk jam person që përfaqësoj një forcë politike por veten time. Çdo muaj marr ftesa dhe marr por e kam të vendosur se nuk udhëtoj për qëllime zyrtare as kurrkund. Të më teket kur të më teket, Edi Rama me SHBA-të kam arritur atë që s’mund ta arrish dot ti kurrë.

Kanë qenë republikanë, kanë qenë demokratë nuk ia kam thënë turp i qytetërimit siç i ke thënë ti Trump dhe pastaj jep 20 mln dollarë për ta takuar. Kam qëndruar në pozicionin me dinjitet të çdo shqiptari”, tha ndër të tjera Berisha.

Login to post comments