Berisha, Ramës: Me ShBA kam arritur aty ku ti nuk do arrish dot kurrë

E Enjte, 31 Janar 2019 13:11

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së Edi Ramës nëse ai shkon dot përtej oqeanit apo jo.

Berisha i ka thënë e ka marrë dhe merr ftesa për të shkuar, por nuk ka vendosur për të shkuar dhe për të bërë takime.

Na thuaj pak a ka madam Basha aksione ne bankën Offshore, na thuaj pak si shkove dhe u ktheve me bisht ndër shal në Berlin dhe nuk të thanë asnjë takim.

E treta po vij unë te fjala që the, tani po them haptas, kur unë u largova nga aktiviteti nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo që më ka ardhur sepse unë, vetëkuptohet më së shumti përfaqësoj zgjedhës në këtë kuvend dhe kudo tjetër jam person privat,

Kam marrë ftesa nga përtej oqeanit, i kam bërë të qartë se unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare, nuk kam pse të bëj unë udhëtim zyrtar, nuk përfaqësoj më një forcë politike, por veten time, pra e di që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur se nuk udhëtoj për qëllime zyrtarë askund, më teket, kur të më teket Edi Rama. Me SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku s’mund të arrish ti kurrë

Login to post comments