Vasili: KLP thellohet rrezikshëm në rrugën e paligjshmërisë

Saturday, 02 February 2019 12:18

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar gjatë ditës së sotme ndaj vendimeve të KLP. Sipas tij “edhe pse të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtij organi kolegjial nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61 dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht)”.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

KLP thellohet rrezikshem në rrugen e paligjshmërisë.
KLP thellon paligjshmerinë.Ka disa pyetje të pakapërcyeshme përpara saj.
 Si e zhvilloi KLP mbledhjen e saj konstituese ??

Si procedoi ??
Si mori vendime ??

E mbledhur pa ligj,pasi nenet jane shfuqizuar,duke bere edhe zgjedhje e marre vendime brenda vetes KLP po ecen kunder ligjit dhe jo ne krah te tij.
Edhe pse te zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita, që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtij organi kolegjial nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61 dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisëse në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra, ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet dhe nuk ekziston asnjë rregull se çfarë të drejta ka KLP, çfarë aktesh nënligjore mund të vendose. Referuar këtyre mangësive dhe boshllëkut ligjor të krijuar, as buxheti i saj nuk mund të hartohet dhe as të miratohet dot, as akte nënligjore nuk miratohen dot, as procedime disiplinore nuk realizohen dot, as dënime disiplinore nuk jepen dot, as emërime nuk kryhen dot, as transferime nuk realizohen dot. Nuk ka përcaktim ligjor se si janë përgjegjës dhe çfarë shkeljesh disiplinore, apo si procedohet një anëtar i KLP nga ana disiplinore. Janë shfuqizuar dispozitat që rregullonin këtë proces (neni 5 dhe neni 103 shfuqizuar tërësisht).

Kryetari i KLP i zgjedhur misteriozisht ne nje mbledhje KLP te mbledhur pa ligj thote:

"Mos merrni mundimin te vini te KLP-ja dhe të kërkoni disiplinë për prokurorët. Është thjesht e pamundur për shkak të mungesës së ligjit dhe kjo është përgjegjësi e Parlamentit. Politika duhet të mblidhet urgjentisht të miratojë ligjin. Është shumë e vonuar. Nëse politika nuk miraton ligjin, nuk ka asnjë mënyrë për të disiplinuar prokurorët e korruptuar, prokurorët e paaftë", tha Ibrahimi.

Çudi e madhe!!

Per gjysmat e neneve te shfuqizuara Ibrahimi eshte ne merak dhe ben mire.

Po per gjysmat e neneve,qe pamundesojne mbledhjen e KLP dhe per pasoje e bejne zgjedhjen e vete Ibrahimit hiçgje,perse nuk flet ky i fundit????

 
1 / 1

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...