LSI: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por "Pazar për universitetin"

Saturday, 02 February 2019 14:22

Jo Pakt, por Pazar për universitetin e konsideroi LSI-ja, turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me studentët. Deputetja Kejdi Mehmetaj vetë Ramën e cilësoi si bedelin e ministres Besa Shahini, e cila, "me paaftësinë" e saj duket se e ka shtyrë Ramën të marrë edhe postin e saj si ministër Arsimi.

"Nga sot Shqipëria nuk ka më ministër Arsimi, por një kryeministër që mban tre poste, - tha Mehmetaj. - Sot u bë e qartë për shqiptarët se nuk kemi ministre Arsimi, Besa Shahinin, por bedelin e saj, thënë më qartë, zëvendësuesin Edi Ramën.

Janë bërë disa shkelje të njëpasnjëshme dhe skandaloze të Besa Shahinit duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet e pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda, ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës, nga frika e komunikimit përballë medias.

 Kjo është ministresha që zgjodhi D-Rama për të zgjidhur situatën dramataike. Ajo tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund vite më parë.

Një nivel i tillë paaftësie nuk ishte parë më parë dhe ndoshta kjo e shtyu kryeministrin të marrë edhe post të tretë, të bëhet vetë edhe ministër Arsimi. Kjo u pa edhe në takimine sotëm me një grup të vogël studentësh të Mjekësisë ku ministresha mungonte. Rama tregoi në të vërtetë se Pakti për universitetin është në fakt Pazari për universitetin, që shet studentët dhe pedagogët për interesa të Edi Ramës."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...