Banorët e Kukësit: Rama na ka izoluar

Premte, 08 February 2019 11:29

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dhënë fjalën para kuksianëve se gjëja e parë që do të bëjë sapo të vijë në pushtet se do të zerojë taksën e rrugës vendosur nga kryeministri Rama.

basha

 

Përballë shqetësimit të banorëve, që i janë ankuar se “Rama i ka izoluar si në Gaza”, ka thënë se do të zhbëhet gjithcka që është bërë në kurriz të kuksianëve.

basha1

“Taksa do të jetë zero, plani i tij për ta shkretuar Kukësin do të marrë fund dhe një nga hapat kryesore në këtë drejtim do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, bijtë dhe bijat tuaja do ti shkolloni këtu, por ne do të subvencionojmë praninë e pedagogëve që këtu të ketë qendër e kërkimit shkencor do të marrim përvojën më të mirë gjermane dhe gjermanët i kemi në krah”- tha Basha.

Bisedat

Tregtar ambulant: Jemi tregtarë ambulantë që paguajmë rregullisht taksat shtetit.

Çdo ditë përballemi me vafrëri ekstreme. Të gjithë janë pa punë. Ardhja jote është shumë kënaqësi sepse je i vetmi që vjen në kembë dhe qan hallin me ne.

Ai tjetri vetëm merr votën dhe nuk vjen kurrë të na shohë.

Gjysma e popullsisë është atje në male, të cilët janë pa drita, pa bukë, pa ujë.

Largimi i kuksianëve ka ndikuar shumë keq. Është zbrazur. Vendosja e taksës në Rrugën e Kombit është shumë kriminale. Ne nuk kemi asnjë të drejtë. Mbylli universitetin. Tokat janë të gjitha të përmbytura. Lekët e hidrocentralit i merr për vete.

Ne nuk kemi nevojë të na japë ai lek, ne duam të jemi të barabartë si i gjithë populli shqiptar.

Duam shpronësimin urgjent sepse me ato lek paguajmë taksat e tatimet.

Ne duam vende pune, të jetojmë si të gjithë shqiptarët.

Ti je ndihma jonë.

Kemi dy dogana, një në Kalimash një në Morinë. Jemi më të izoluarit. Dy dogana.

Basha: Gjendja është më e rëndë. Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi kja shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Zotohem para jush, ccdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet.
Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë.
Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 11:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...