Basha: Ne do të rihapim Universitetin e Kukësit. Riha[ja e universitet do të rikthejë këtu fëmijët tuaj, me kosto më të ulët.
Do të financojmë praninë e pedagogëve në mënyrë që këtu të jetë një qendër universitare e kërkimit shkencor, e trajnimit profesnal. Ne do të marrim përvojën më të mirë gjermane sepse gjermanët i kemi në krahë. 
Ne këtu do të ndërtojmë modelin gjerman, ku gjysmën e kohës studenti ta kalojë në Universitet, gjysmën e kohës ta bëjë stazh pune. 
Jo vetëm o të sjellim profesorë e docentë, por do ta bëjmë qendër universitare të veriut të Shqipërisë, ku të vijnë nga Prizreni dhe zonat përreth.
																					
								
 
 
						
																									
																									





