Prindërit e të miturës kërkuan të ruhej privatësia, Rama i dërgon Spiropalin në shtëpi për propagandë

Premte, 08 February 2019 20:30

Edhe pse gjithë përfaqësuesit e PS në kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kundërshtarëve të tyre politikë, ishin shprehur kundër mediatizimit të ngjarjes së Kavajës,  maxhoranca bëri krejt të kundërtën dhe i nxori ata para gjithë botës, me zë e me figurë. Ministrja Elisa Spiropali ishte pranë familjes së vajzës dhe bisedoi me ta.

Por ndërsa kryeministri Rama ka nxituar të publikojë videon në facebook, për të treguar se i qëndron pranë familjes së vajzës së abuzuar na Kavajë, BalkanWeb zgjedh të mbulojë fytyrat e prindërve të saj, në mënyrë që e mitura të mos identifikohet.

Një kërkesë kjo edhe e babait të vajzës, por që mesa duket nuk ka shkuar si duhet në vesh të kryeministrit. “Nëse do më lejoni iu bëj thirrje mediave në qoftë se jam plagosur një herë ju lutem mos më plagosni për së dyti. Unë kam mbyllur çdo ekran televizori, çdo ekran Facebook-u. Prandaj iu lutem me shpirt të gjithë mediave, keni fëmijë vetë mos iu raftë ky rast kurrë asnjërit por do t’ju lutem mbylleni njëherë e përgjithmonë këtë problem. Më lejoni ta përballoj me forcat e mia dhe me njerëzit e mi që më kanë mbështetur dhe do më mbështesin deri në fund. Ju falënderoj për mirëkuptimin. Mos e paçi këtë risk kurrë, asnjë o Zot. Kjo që më ndodhi mua të jetë e para dhe e fundit në Republikën e Shqipërisë”, tha babai i 13-vjeçares.

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 20:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...