Vokshi ultimatum Ramës: Shkarko Spiropalin, hiq videon për 1 orë

Premte, 08 February 2019 20:36

Partia Demokratike ka bërë një tjetër reagim të fortë pas publikimit të imazhit të prindërve të minorenes së abuzuar në Kavajë që rrjedhimisht identifikon dhe vetë të miturën. Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherazi kryetare e komisionit të arsimit i kërkon kryeministrit Edi Rama të shkarkojë urgjent ministren Elisa Spiropali dhe i jep ultimatum që të heqë videon brenda një ore, pasi në të kundërt AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.

POSTIMI I VOKSHIT

EDI RAMA TË SHKARKOJË MENJËHERË ELISA SPIROPALIN E TË HEQË VIDEON NGA FACEBOOK
Pasi qeveria e tyre i ka braktisur, pasi policia e tyre dështoi, pasi e fshehën ngjarjen nga tetori në janar, pa i thanë që ndodh edhe nëpër filma, në përpjekje për të mbuluar skandalin me shtirje, treguan sesa vlejnë fëmijët e shqiptarëve dhe sërish nuk ndalen duke dëmtuar interesat e fëmijës së dhunuar dhe familjes.

Zbulojnë identitetin e vajzës së vogël, gjë që s’e ka bërë asnjë media, vetëm për të bërë propagandë me viktimën e një sistemi që përdhunuesit i ka promovuar dhe u ka dhënë pushtet.

Elisa Spiropali sot ka shkelur jo vetëm kodin moral të shqiptarit, por edhe kodin penal, që nuk lejon zbulimin dhe publikimin e identitetit të fëmijës së mitur në asnjë rrethanë. Premtimet për bursa, duke menduar që çdo gjë mund ta blejnë, është një sjellje me mendësi kriminale, si kriminelët që kërkojnë të blejnë heshtjen e viktimave të tyre.

Premtimi për bursë studimi është si blerja e heshtjes së viktimave.
Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.

Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në “Facebook”.
Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë Facebookun e Edi Ramës.

Shpresoj shumë që një nga këto kërkesa të plotesohen në respekt të një vajze të traumatizuar dhe të një shoqërie që e ka përjetuar me dramë këtë fatkeqësi.
Nëse nuk reagojnë, nënat nuk do t’ia falin këtë Edi Ramës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...