‘Investimi’ i fundit në spitalin e Shkodrës: Vetëm 7 eko, të tjerat tek privati!

Diel, 10 February 2019 10:00

Krahas atyre që qeveria i konsideron investime në shëndetësi, po ecin me ritme të shpejta edhe ‘investimet’ dhe idetë e reja për të pasuruar klinikat private, nga mjekët e shtetit, natyrisht.

Risia e fundit e këtij lloji vjen nga Spitali Rajonal i Shkodrës, ku qytetarëve iu kanë vendosur kufirin tek thana: vetëm 7 ekografi në ditë, të tjerët përcillen për në klinikat private.

“Ky është bashkëpunim në rrjepje dhe korrupsion! – shprehet ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka denoncuar hapur mesazhin e një qytetari shkodran, një pacienti viktimë e këtij abuzimi.- Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”. Dhe ja mesazhi i publikuar sot në profilin e ish-kryeministrit:

"Përshëndetje Dr. Berisha.

Desha të denoncoj një fakt nga Spitali Rajonal Shkodër, në një spital që është për të gjithë veriun. Me urdhër nga lart lejohen vetëm 7 ekografi në ditë, si e si për të detyruar pacientët e shkretë të shkojnë tek gjakpirësit privatë."

Modifikuar më Diel, 10 February 2019 10:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...