Sulmet e Ramës ndaj pedagogëve, Vasili: Shkollëpaku urren dijen, ashtu si pisanjosi sapunin!

Diel, 10 February 2019 13:37

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar në një shnim në faqen e tij në facebook ku ka sulmuar ashpër sjelljet e kreut të qeverisë pas akuzave të ditëve të fundit të tij ndaj pedagogëve studentëve….

“Ai e urren dijen ashtu si një njeri i pisët sapunin.

Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagogët në veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, që i vjen prej padijes e ka vënë për fundi dhe po ja merr shpirtin”, shkruna Vasili.

Ja postimi i tij i plotë:

 

Shkollëpaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !!

Speciet më të egra, që kanë sulmuar universitetin dhe shkencën në shekuj kanë qenë obskurantistët dhe injorantët.Të dy këto kategori i ben bashkë vetëm SHKOLLEPAKESIA.

Europa u nda shekuj me parë me dhimbje të mëdha nga sulmi i shkollëpakësisë, që e zhyti atë për vite të tëra në prapambetje dhe zymtësi.

Shqiptarëve u ka zënë rrugën sot një SHKOLLEPAK, që është ngulur si damkë turpi në karrigen e Kryeministrit.

Edhe SHKOLLEPAK edhe MEDIOKER gjer në dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i përzjerë me revolucionin kulturor proletar famëkeq kinez, lufton egërsisht me dijen, me universitetin, me shkencën, me akademinë e Shkencave e gjithshka që lidhet me dijen.

Dija është armiku më i madh i shkollëpakut.

Ai e urren dijen ashtu si një njeri i pisët sapunin.

Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagogët në veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, që i vjen prej padijes e ka vënë për fundi dhe po ja merr shpirtin.

Zhuli i meskinitetit dhe dashuria për britmat provinciale, që i shprehin dashuri një idioti kryeministër të paditur, janë ideali i vetëm i këtij profani.

Ky i përzgjedh me kujdes injorantët,që e degjojnë, me qellim qe gjysem truri i tij te duket para tyre i madh në dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka të varfëra sa një derr.

Shqiperia e 2019 nuk është stalla e derrave Shkollëpakëet, por e njerezve të zgjuar, punëtorë dhe mendjehapur, që refuzojnë rreptë dhe fort që të jetojnë nën brekushet erë qelbur të Shkollëpakësisë.

Image

© SYRI.net

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...