Protesta e opozitës, Shehi: Do rezistojmë deri në rrëzimin e Ramës

Diel, 10 February 2019 21:26

Protesta e opozitës me 16 shkurt do të zgjasë deri në rrëzimin e Edi Ramës nga posti i Kryeministrit dhe formimit të një qeverie trazitore. Aleati i PD-së, Dashamir Shehi, shprehet se kjo demonstratë do të jetë edhe një sfidë për opozitën që të masë forcën dhe rezistencën e saj.

“Një plan kemi, planin A, të largojmë Edi Ramën. Do rezistojmë deri kur të largohet ky pastaj koha do të tregojë nëse jemi të fortë për ta bërë këtë punë apo...”

Lidhur me thirrjet e ndërkombëtarëve se opozita duhet ta zhvillojë betejën në Parlament, kreu i LZHK-së sqaron se detyra e opozitës është të jetë si në sallë ashtu edhe në krah të qytetarëve në rrugë.

“Të huajt mos të shqetësohen fare. Ne jemi në parlament por ne do të shkojmë edhe në rrugë në këtë demonstratë”.

Shehi nuk beson se do të përsëritet çadra, pasi marrëveshja e 18 majit sipas tij është një dështim i opozitës.

Login to post comments