Basha takime me qytetarët në Lushnje: Nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur. Kjo është java vendimtare

Hënë, 11 February 2019 16:21


Kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon takime në Lushnje. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Basha foli me një tregtar i cili është detyruar të mbyllë biznesin e tij prej pesë vitesh.

Tregtar: Tani jetojmë vetëm me një rrogë. Kam djalin të sëmurë me KEMP.

Basha: Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë.

Me uljen e çmimit të energjisë, naftës do të ndihmojmë biznesin të hapë e mos mbyllë vende pune.

Që të rrisni konsumin dhe të rrisni punësimin.

Këtu janë mbyllur 19 shkolla. Tani do mbyllin edhe spitalin. Po e heqin Lushnjen nga lista e qyteteve. Duan ta bëjnë qytet-hije.

Një mik më tha se ka katër muaj që ka vënë apartamentin në shitje, me një çmim qesharak sepse dua të shkoj në Tiranë dhe nuk arrij ta shes. Kjo duhet të marrë fund. Siç e thanë edhe studentët “Ju nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur”.

Nëse ne rikthejmë në Lushnje subvencionet për fermerët, kthejmë tek biznesi 300 lek për litër të naftës të taksës Rama, që po ua merr njerëzve, nëse ulim çmimin e energjisë, Lushnja do të marrë prapë frymë.

Duhet ta çlirojmë Lushnjen nga Shytët dhe krimi.

Për këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.

Modifikuar më Hënë, 11 February 2019 16:33
Login to post comments