Spahia: Polici i skandali seksual në Shkodër, ish-komisioneri i PS

Hënë, 11 February 2019 16:52

Deputeti i PD, Bardh Spahia, në një postim të bërë në Facebook, ka reaguar lidhur me rastin skandaloz të shefit të Komisariatit në zonën e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtaj, ndërsa shkruan se ai ka qenë komisioner i PS në zgjedhjet e qershorit të 2015.

“Rasti i Malesise se Madhe eshte rasti me flagrant se si funksionon sot shteti. Shefi i komisariatit Berhan Bajrakurtaj i larguar nga dekriminalizimi kthehet ne detyre nga personat me te rendesishem politik te Partise Socialiste te Malesise se madhe.

Sigurisht qe ish komisioneri i PS ne zgjedhjet e qershorit 2015 ishte i domosdoshem per mazhorancen e lidhur me krimin. Eshte e tmerrshme dhe thellesisht kriminale perpjekja e kupoles se policise se Malesise se Madhe dhe Policise se Shkodres per ta mbuluar kete ngjarje nepermjet kercenimeve te denoncuesve.

 Tashme eshte bindje e thelle qe ky eshte modeli dhe standarti i “rilindjes”. Duhen zhdukur nje ore e me pare kjo bande e neveritshme kriminale. 16 Shkurt, LargojmeTeKeqen”, ka shkruar Spahia.

auto_bardh-spahia1549899137 (1).jpg

Login to post comments