Nata e dypushtetit

Premte, 15 February 2019 18:19

Nga Ilir Nikolla


Në Shqipërinë e 15 shkurtit mbizotëron dypushteti. Ende skërmitet pushteti i blerë, i uzurpuar, i xanun nga oligarkët, i personifikuar tek Edi Rama dhe natën e sotme edhe nga gjenerali në pension Sandër Lleshi. Ata po mundohen të ndajnë zonat dhe nga Vlora ku ka marrë azil të përkohshëm, Edi Rama përpiqet të thotë se i ka ende nën kontroll disa segmente territori, por edhe disa firma e vula, që i ka marrë me vete në xhep. Kurse Sandër Lleshi në Tiranë po përpiqet të luajë rolin e kukuvajkës së dhunës. Nata i shkon disi për shtat, por si një gjeneral që s’ka bërë kurrë asnjë betejë të mirëfilltë, edhe ai po shfaq paqartësitë e veta, nëse do të duhet që pushtetin ta ushtrojë thjesht honorifikisht edhe këtë natë, apo duhet të bëjë edhe ndonjë përpjekje në terren, sa për t’i shfaqur besnikërinë pushtetit që po bie.
Këto ngastra pushteti kanë nisur të identifikohen gjithnjë e më shumë si pakica, si pushteti imoral i cili duhet kërryer. Në të gjithë Shqipërinë po vijnë sinjalet se lumenjtë e protestuesve do të derdhen gjatë natës dhe nesër në Tiranë, në shenjimin e fortë se është pushteti që po vjen, në fakt që është pushteti që po merr ata që ia kishin grabitur me pa të drejtë. Kryetari i PD e ka cilësuar si ushtrim të rikthimit të legjitimitetit tek sovrani dhe shenjat janë se nata e dypushtetit mund të jetë veç një natë. Nesër, të arsyeshmit presin dorëzimin e pushtetit imoral, që po zbulohet pakicë e që po strehohet në disa ngrastra territoriale.
Po edhe në zgjattë më shumë (shembujt e historisë flasin se dypushtetet zgjasin edhe me muaj), rezultati dihet. Përpara 16 shkurtit është kuptuar se cilët janë pakica dhe cilët janë të destinuar të heqin dorë nga pushteti. I vetmi kuriozitet është të shohim se ç’mënyrë do të zgjedhin për t’u dorëzuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...