Me tërheqjen e policisë, Rama tregoi se ka skenar perplasjeje, duke nxjerrë gjendjen jashtë kontrollit!
Protestuesit erdhën për të protestuar pa dhunë. Policia ka ndêrprerë kontaktin me organizatorët.
DEKLARATA E DYTË E KRYETARIT BASHA
Ky që shohim është një skenar. Ju e patë sesi, pas një përpjekjeje fare të lehtë nga një grup banorësh të Unazës, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës. Dhe e gjitha kjo që dëgjoni në altoparlant, është pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës, për të provokuar një gjendje të tillë. Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë. Po flisnin qytetarët. Në qendër të sheshit po flisnin qytetarët e Unazës, po flisnin fermerët, studentët, minatorët dhe, për shkak të skenarit të tyre ogurzi, tani gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic, askund. Nuk merr kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon t’i fryjë skenarit të përplasjes dhe të dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin.