Berisha: Kurrë nuk do pranohen zgjedhjet me 20% vjedhje

Saturday, 16 February 2019 14:29

Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e opozitës në Tiranë, i ka kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Madje ai ka vendosur dhe një afat për këtë, duke u shprehur se kryeministri Rama ka afat deri në darkë.

Berisha tha se misioni është që të mbrohet vota e lirë dhe se kurrë nuk do të pranohen zgjedhjet me 20% vjedhje.

‘Rama ka afat deri në darkë.  Uroj që gjer në darkë të japë dorëheqjen. Të mos harrojë që kanë dhe datën e zvarritjes dhe kur vjen puna shqiptarët dinë të zvarrisin. E ka në dorë të vet..

Mos harro sepse duhet të jesh skllav i të gjitha veseve që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij cunami të paparë.

Dhuna ishte skenar kryekëput i Edi Ramës. Ishte skenar se policia hapi kordonin. Kush i hodhi bombat me gaz.. Sot firmosën historinë. Fundin e kakistokracisë. Edi Ramës i them se më 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhama e të çojë në Zall Herr, por tani nuk ka kush të çon në bunker por jep dorëheqjen për të mos pasur fatin e Enver Hoxhës. Protesta nuk ka mbaruar misionin e saj. Do ta shikoni.

Çadra ishte lule. Thirrja ime për policinë është bashkohuni me popullin. Mos mbroni mbatharakun bashkohuni me qytetarët që kanë idealet më të larta’, tha Berisha.

Login to post comments