Nga Bujar Nishani
Shqiptarët e ndershëm, patriotë dhe të pashitur janë tashmë në këmbë.
Kjo është shumica dërrmuese e popullit.
Shqipëria tashmë është në këmbë.
Nuk ka më tërheqje pas nga përballja me politikën e inkriminuar, me çirakët e tyre grabitqar që vjedhin çdo ditë varfërinë e shqiptarëve, me vrasësit e shpresës dhe të ardhmes së një kombi të tërë.
Nuk ka plumba gome që i përgjunjë më shqiptarët.
Beteja me të keqen ka nisur.
Shqipëria tani është në këmbë.
Ka vetëm një fund.
Triumfi i popullit dhe të drejtat e tij.