Pas pesë orësh, opozita ka mbyllur protestën para Kryeministrisë. Kreu demokrat, Lulzim Basha ka lajmërua protestën tjetër për ditën e enjte.
Basha: Ndaj, dua sot në emër të opozitës t'u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t'ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Kjo derë u kyç sot nga vetë Rama dhe ai nuk do të hyjë e nuk do të dalë më nga kjo derë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t'i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falenderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme.