FOTO/ Vasili: Protesta më madhështore e pluralizmit, e mbyllëm në çark frikacakun Rama

Saturday, 16 February 2019 18:54

Me mbylljen e protestës së sotme të opozitës ka ardhur edhe reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. 

Ky i fundit e quan protestën e sotme,  më madhështoren e pluralizmit shqiptar, ndërsa nuk kursen epitetet për kryeministrin Rama.

“Mirënjohje pa fund qytetarëve, protagonistëve të shkëlqyer të protestës më madhështore të pluralizmit shqiptar.

 

Qytetarët sot shkruan historinë dhe mbyllën në çark Edi Ramën, frikacakun e lëngaraqin më të madh si dhe të korruptuarin që ka vjedhur më shumë këtë vend”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

Image

Login to post comments