Reagon Basha pas protestës: Një popull i tërë i bashkuar, koha e fjalëve mbaroi

Saturday, 16 February 2019 19:09

Pas përfundimit të protestës së ditës së sotme, e cila ka zgjatur përgjatë 5 orëve në përpara kryeministrisë, ka reaguar kreu i PD-së.

Në një postim në Twitter, bashkangjitur një videoje ku shihen protestuesi në shesh, ai ka shkruar se populli i tërë u bashkua më të fortë se kurrë më parë.

“Një popull i tërë i bashkuar si kurrë më parë në protestën më madhështore në Shqipëri është ngritur kundër qeverisë hajdute dhe kryehajdutit të saj që e vjedhin dhe e varfërojnë përditë. Koha e fjalëve mbaroi. Sovrani diktoi sot rrugën pa kthim drejt të ardhmes!”, shkruan Basha.

 

Modifikuar më Saturday, 16 February 2019 19:12

Video

Login to post comments