Duke reaguar sërish për protestën e sotme të opozitës, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shkruan se asnjë polic nuk u dhunua dhe të gjithë ata që përfunduan në spital u helmuan njësoj si protestuesit.
Reagimi i plotë I Ylli Manjanit:
Të gjithë ata që arsyetojnë mbi “dhunën ndaj Kauçukëve” te kryeministria duket të kuptojnë se dhuna më e madhe ishte kur ato u vunë aty.
I vuri usta Edvini pa shije e pa kuptim. I vuri pa leje dhe në dëm të trashëgimisë historike. Në shkelje të plotë të ligjeve të shtetit.
Le të guxojë dikush të vërë një strehë në ballkonin e tij, jo aq vezulluese sa ajo e Kryeministrisë dhe e sheh veten në polici!
Pse Edvini paska të drejtë të dhunojë dhe populli që proteston kundër dhunës quhet “i dhunshëm”?!!
Kush i ka mendt në kokë kupton thelbin e atij lumi njerëzish që pushtuan bulevardin dhe Kryeministrinë rretherrotull!
Lerini përrallat me dhunë pa dhunë. Asnjë polic i vetëm nuk u prek. Përkundrazi, u helmuan edhe ata si protestuesit nga kolegët e tyre.
Lumi i njerëzve ishte vërtetë i madh. Dhe u larguan nga sheshi jo se u bënë me qeverinë, as me urretje për opozitën por thjesht të helmuar nga gazi që u hodh sipas qejfit.