Nuk kishte si të mungonte reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pas protestës së opozitës në qendër të Tiranës. Duke qenë së këtë shtunë mungoi shpërndarja e “kasetës” me kronikën e montuar të radhës, Lali ka bërë një koment në rrjetet sociale për atë që ndodhi në protestë. Megjithëse janë 19 qytetarë, mes të cilëve gazetarë dhe policë të cilët përfunduan në spital dhe qindra të tjerë u helmuan nga gazi që hodhi policia për të shpërndarë protestuesit, kryebashkiaku vajton për pemën dhe barin që u shkel.
“Po pse o pse? Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!”, – shkruan Veliaj në Facebook.